Author: Kolibri 4

Skënderbeu mbush arkat, shet yllin e skuadrës në Turqi Korçaret vazhdojnë me shitjen e lojtarëve në këtë merkato vere, madje si asnje ekip tjeter ne superiore. Futbollisti i radhës që largohet nga korçarët, është kapiteni Dean Liço nje nga me te miret e sezonit te fundit. Fantazisti do të vazhdojë karrierën në Turqi. Mësohet se klubi bardhekuq, ka arritur marrëveshjen me turqit e Igdir, ekip që militon në kategorinë e dytë. Detajet e marrëveshjes ende nuk bëhen të ditura, por thuhet se te Skënderbeu ka fituar rreth 300 mijë euro, shifër që i bëri ata të heqin dorë nga shërbimet…

Read More

Janë diplomuar në një ceremoni të veçantë 85 oficerët më të rinj të Forcave të Armatosura që përfunduan studimet e ciklit tre-vjeçar (bachelor) dhe kursin pasuniversitar të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa u uroi suksese në një karrierë të gjatë dhe të sigurt breenda Forcave të Armatosura u tha se nga sot ata janë “gardianë të sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë sonë të dashur”. “Ky sukses që ju kremtoni sot nuk do të ishte i mundur, nëse në zemrat tuaja nuk do të kishte një zjarr të ndezur të dashurisë…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, në prezencën e Avokates së Popullit, znj. Erinda Ballanca, ambasadorit të Mbretërisë Britanike, Alastair King-Smith, ambasadorit të Mbretërisë së Holandës, përfaqësuesve nga ambasada e SHBA, autoriteteve vendore, përfaqësuesve të besimeve në Pogradec dhe organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë sistemin e burgjeve, inauguruan Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) të ri në Pojskë, Pogradec. Kjo strukturë moderne, ndërtuar në përputhje me rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe Komitetit për Parandalimin e Torturës (CPT), do të akomodojë vajzat dhe gratë në konflikt me ligjin.…

Read More

Për qytetin + Turan + Çiflig + Malavec + Shamoll + Ravonik + Barç + Mborje: a. Rritet tarifa fikse e shërbimit sepse për familjarët (por edhe për klientët publikë dhe ata privatë) kjo tarifë fikse e shërbimit rritet nga 140 lek/muaj (që ishte) në 200 lek në muaj (kaq u bë) b. Rritet kostoja e shërbimit për largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura: – për familjarët: nga 42 lek/m³ (që ishte) në 48 lek/m³ (u bë) – për klientët publikë&privatë: ishte 64 lek/m³ dhe u bë 80 lek/m³; II. Për fshatrat e tjera të Bashkisë Korçë, ku shtrihet…

Read More

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit përfundoi me një moment prekës teksa Celine Dion, e cila vuan nga një çrregullim i rrallë neurologjik, u rikthye pas katër vitesh muzikore. Ylli 56-vjeçar performoi “Hymne à L’Amour” të legjendarit Edith Piaf në Kullën Eiffel, me fansat nga e gjithë bota që e adhuruan performancën e saj në rrjetet sociale. Në dhjetor 2020, Celine Dion u diagnostikua me Sindromën e Personit të ngurtë, një çrregullim neurologjik i rrallë dhe kronik që shkakton ngurtësi muskulore dhe ndonjëherë konvulsione të rënda, dhe u detyrua të ndalonte shfaqjet e saj live, e fundit prej…

Read More

Ndryshe nga vitet e shkuara, “Big Brother” i vitit të fundit nuk po vazhdon ende të jetë në qendër të vëmendjes. Një tjetër fakt që e konfirmon këtë janë fushatat e marketingut që vetë personazhet që dolën nga ky format kanë zhvilluar në rrjetet e tyre sociale. Të pakta kanë qenë kontratat nënshkruar, duke bërë që fama të kalojë edhe njëherë te personazhet që edhe më herët kanë qenë më mediatikë. Sakaq, personazhet që ishin pjesë e garës kanë lënë mbrapa dhe hatërmbetjet apo ‘thumbat’ që kanë pasur me njëritjetrin, duke u fokusuar tashmë tek e ardhmja e tyre televizive.…

Read More

Maratona e Bebave “pushton” Pogradecin Për të dytin vit radhazi në Pogradec dhjetra fëmijë të moshave nga 6-24 muaj kanë marrë pjesë në “Maratonën e Bebave” një aktivitet sportiv i cili ka në fokus voglushët dhe argëtimin e tyre. Për tre netë me rradhë në qytetin liqenor pati shfaqje për fëmijë, maskota, muzikë, ngjyrosje dhr garë për vend të parë në maratonë. Për atleten rekordmene Pavlina Evro një aktivitet i tillë ka në fokus jovetëm argëtimin e voglushëve por edhe lidhjen e tyre me sportin. 3 gara u zhvilluan mes voglushëve. “Këmbadorazi” “Vrapoj vetë” “Vrapoj shpejt” duke pëcjellë emocione, të…

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar ditën e sotme 6 prokuror të rinj në Prokurorinë e rrethit gjyqësor të Korçës. Bëhet fjalë për Arbër Delilaj, Enkelejda Meçka, Anjeza Topçi, Briselda Zhuzhi, Arisa Shkrepi dhe Klerta Çonga, prokurorë të cilët do të lehtësojnë punën e organit të akuzës në juglindje të vendit pasi mungesa e prokurorëve pranë këtij institucioni ka sjellë një numër të madh dosjesh të cilat priten të shqyrtohen. Burime pranë prokurorisë së Korçës thanë se edhe pas ardhjes së 6 prokurorëve të rinj ky organ nuk ka plotësuar akoma numrin e duhur të prokurorëve.

Read More

Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla po mbante fjalën e saj në Kuvend shprehet se jep dorëheqjen nga posti i kryeparlamentares. Ajo thotë se shkak i largimit janë arsye shëndetësore dhe se dëshiron të jetë pranë familjes. Gjatë fjalës së parë të saj në këtë post të rëndësishëm, Nikolla tha se është përpjekur të japë më të mirën e saj për të siguruar mbarëvajtjen e punës. “Këtu mbyllet shërbimi im 3-vjeçar në krye të vendit si rezultat i një situate personale shëndetësore që ma bën të pamundur të kryej detyrën. Jam përpjekur të jap më të mirën cdo ditë, për…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me ngjarjen e rëndë në Gramsh, ku një 33-vjeçare ka akuzuar të vëllanë për abuzim seksual me të.Ajo ka thënë para uniformave blu se ka një fëmijë, që e ka sjellë në jetë nga incesti, marrëdhënia seksuale me të vëllanë.Bëhet me dije se të dy individët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore për të konfirmuar nëse vajza është abuzuar apo jo.Pas daljes së përgjigjes së ekzaminimeve dhe nëse konfirmohet abuzimi do të kërkohet edhe një test ADN për fëmijën.

Read More