Author: Kolibri 4

Fermerët janë ngritur në protestë pasi gruri dhe mistri që ata prodhojnë nuk u grumbullohet por po importohet nga jashtë. Në seancën e sotme parlamentare, deputeti Erjon Braçe ngriti zërin në mbrotje të fermerëve duke i kërkuar qeverisë të kontrollojë kompanitë që në kulmin e prodhimit të grurit dhe misrit në Shqipëri e importojnë atë nga Rusia e Ukraina. Braçe thotë se këto kompani janë pikërisht ata që u shesin farën e plehun kimik e më pas nuk ua grumbullojnë se thonë se gruri i tyre nuk është për bukë por për pula.

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, falënderoi sot nga Kuvendi i shqipërisë ministrin e Brendshëm Taulant Balla, për heqjen e masës administrative të ndërmarrë nga Policia e Shtetit kundrejt fermerëve të Maliqit, pas protestës së tyre të disa ditëve më parë. Pavarësisht vendimit për heqjen e gjobave, ato ende vijojnë të jenë aktive në sistem, ndërkohë që pritet anulimi i tyre zyrtar. Fermerët e Maliqit dolën në protestë disa ditë më parë duke bllokuar aksin rrugor Libonik-Drithas. Dhjetëra fermerë u gjobitën me 100 mijë lekë të reja. Sipas policisë, shkaku i gjobave ishte zënia e sipërfaqes rrugore të aksit Libonik-Drithas…

Read More

Shtohen rastet e dhunes ne familje ne juglindje te vendit. Gjate 24 oreve te fundin vetem ne Korçe policia lokale ka rregjistruar kater raste dhune. Ne dy raste nje 33 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij ashtu siç ka bere te njejten edhe nje 38 vjeçar edhe ky banues në qytetin e Korçës, pasi policia ka dyshohime se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të ti Nga ana tjeter nje 25 vjeçe, banuese në fshatin Mborje te Korçës,dyshohet te kete ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj. Dhe rasti i kater gjate 24 oreve te fundit ka te beje me…

Read More

DVP Korçë Policia, plan masash për mbarëvajtjen e Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare që do të zhvillohet më datë 27.07.2024, në qytetin e Pogradecit. Në datën 27.07.2024, në orën 19:00, në qytetin e Pogradecit, shoqata “Maraton Albania” dhe bashkia Pogradec, në kuadër të planit të aktiviteteve për pjesëmarrje në Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, do të organizojnë një aktivitet sportiv maratonë, i cili përfshin dy disiplina: • Disiplina e parë (21 km) “half maratonë”, e cila starton nga fshati Lin, vazhdon përgjatë aksit rrugor buzë liqenit dhe përfundon në qendër të qytetit të Pogradecit; • Disiplina e dytë (10 km) “mini maratonë”,…

Read More

Sot dy të dyshuarit nga ana e prokurorisë Marsel Baçi dhe Selam Hyka priten të dalin në orën 13:00 para gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë. Burime të siguruara nga grupi i hetimit thanë se 16 vjeçarja nga fshati Leminot kishte krijuar një grup në rrjetet sociale ku komunikonte me disa meshkuj ndërkohë që i akuzuari për shfrytëzim prostitucioni Marsel Baçi ka pranuar për grupin e hetimit se ka kryer marrëdhënie seksuale me 16 vjeçaren, marrdhenie kjo me dëshirën e vajzës që pak ditë më parë ka akuzuar Baçin dhe Hykën për shfrytëzim prostitucioni dhe marrdhenie…

Read More

Marathon Enkelana edicioni III-të, 27 Korrik 2024 Marathon Enkelana vjen në Pogradec në edicionin e saj të III-të, do të ketë edhe këtë vit dy disiplina; ➡️21.195 m Lin-Pogradec ➡️11.500 m Pogradec-Tushemisht-Pogradec Pjesë e garave do të jenë pjesëmarrës nga 32 vende të botës, profesionistë dhe amatorë. Për mbarëvajtjen e garës dhe zhvillimin e saj do të ketë bllokim të rrugëve si më poshtë: Dt 27 Korrik prej orës 18⁵⁰ deri në orën 20³⁰ aksi Lin-Pogradec(nisja e garës nga qendra e fshatit Lin) sportistët do të devijojnë në kilometrin e 10-të garës për të vrapuar më pas në korsinë e…

Read More

Ka filluar mbrëmë në qytetin e Bilishtit Festivali Folklorik Tipologjik I Lojërave Popullore dhe Riteve, ku kanë marrë pjesë grupet më të mira shqiptare të cilët tregojnë kujdes në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, kostumografisë, koreografisë dhe muzikës burimore. Grupi i Dimalit është një nga grupet më të njohura të kësaj trashëgimie. Idajete Dashi Drita Tabaku Ndryshe nga gjitha grupet e tjera që kanë marrë pjesë me valltarë e instrumentistë të rritur grupi i Lezhës me koreografe Rudina Demaliaj ka ardhur në këtë festival me një grup të rinjsh e të rejash, si për të transmetuar më shumë vlerat…

Read More

Die larguat gjykatësin më të vjetër dhe të thjeshtë të drejtësisë Shqiptare, në këto 33 vjet. Elton Qyno Fatkeqësisht ditën e djeshme “Vettingu” pezulloi nga detyra gjyqtarin më të vjetër dhe të thjeshtë të Korçës, me 31 vite eksperiencë, Seladin Pysqylin. Si në shumë raste të tjera, edhe në këtë rast ky “qerata” Komision i Pavarur i Kualifikimit, gjeti shkelje domethënëse tek pasuria e gjyqtarit më të vjetër të Korçës, dhe “faktet” kokë-forta të hetimit administrativ nuk mund të kapërceheshin, megjithëse pastërtia e figurës dhe kriteri profesional ishte shumë “OK”. Në fakt gjyqtar Seladin Pysqyli, nuk ishte nga ata njerëz…

Read More

Të dashur motra dhe vëllezër, katundllinj e stratobërdallinj! Gëzuar 26 korrikun, ditën e shenjtë të Shën e Premtes! Kalofshi sa më bukur, plot gëzime e hare, në festën tuaj të përvitshme, duke ecur në të njëjtën gjatësi vale me Shoqatën tonë Kombëtare, si dhe ndjekur gjurmët e të parëve tuaj, Shoqatës “Fatbardhësia” të katundllinjëve, krijuar në USA (Boston Mass, 25 tetor 1908) dhe asaj “Bashkimi” të stratobërdallinjëve, krijuar në Boston Mass (korrik 1911). Për ata që se dinë historinë tuaj plot lavdi mjafton t’u kujtoj se: “Në 6 janar 1907, u themelua në Boston, Mass, Shoqëria Kombëtare Besa-Besën, e cila…

Read More

Humbje 2-0 për Partizanin në Gjeorgji përballë Iberia 1999, në takimin e parë të raundit të dytë në Conference League. “Demat” pësuan nga një gol për pjesë, ndërkohë që luajtën me dhjetë lojtarë prej minutës së 47’. Moment kur Arinaldo Rrapaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Sfida e kthimit do të luhet në datën 1 gusht në “Elbasan Arena” (20:00). Conference League/ Raundi i dytë IBERIA-PARTIZANI 2-0 (Nonikashvili (p) 31′, Sylla 57′) 66′ Rast i pastër për vendasit, Pano Qirko eviton golin e tretë të Iberias. 65′ Partizani afër golit, devijimi i Paulo Buxhelajt përfundon ngjitur me…

Read More