Author: Kolibri 4
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin M. R., 42 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që ka bashkëshortja e tij, duke iu afruar asaj, dhe është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Në vijim të informacionit të dhënë më datë 27.07.2024, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1, Pogradec, ku pas një konflikti të castit, mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë), një 24-vjeçar, dhe nga shërbimet…
Ditën e sotme është miratuar rritja e pagave për punojësit e bashkive në Shqipëri. Vendimi pritet të zbardhet ditën e mërkurë nga ana e qeverisë por burime për Kolibri.al bëjnë me dije se paga e sekretarit të përgjithshëm do të shkojë nga 95.000 deri në 170.000 lekë të reja. Drejtori i drejtorie do të marrë nga 85.000 deri në 141.000 lekë. Përgjegjësi sektorit dhe kryeinspektori do të marrin nga 65.000 lek deri në 98.000 lekë Specialisti që ka marrë deri më sot 42.000 leke te reja do të marrë 70.000 lekë. Ndesaa specialisti që ka marrë 40.000 do të marre…
Zjarri në pyjet e fshatit Bode të bashkisë së Maliqit po përhapet me shpejtësi në sipërfaqe të mëdha me pyje megjithëse prej disa ditësh në këtë zonë janë duke punuar dy mjete zjarrfikëse, 10 punonjës të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq, punojës të shërbimit pyjor, punojës të njësisë administrative dhe banorë të zonës Duket se temperaturat e larta dhe era që fryn kanë vënë në vështirësi të madhe të gjithë personat që janë të angazhuar në fikjen e zjarrit pasi vatrat e reja po shfaqen gjatë punës për të izoluar flakët që të mos perhapen me tej. Kjo për shërbimin…
Liqenorët janë duke zhvilluar një fazë përgatitjesh intensive, jo vetëm në procesin stërvitor por edhe me ndeshje miqësore dhe me afrime futbollistësh. Duke u ndalur tek afrimet mund të thuhet se drejtuesit e Pogradecit nuk po nxitohen por as ngelen në vend. Nga burime pranë klubit është mësuar se ata janë shumë pranë afrimit të një sulmuesi 1.88 cm të gjatë dhe konsiderohet si i duhuri për qendrën e sulmit liqenor. Ai vjen nga Kroacia dhe quhet Mateo Panadic dhe është 28 vjeç. Ai ka luajtur me ekipet e NK Aluminij, Assyriska, Rudarin. Nga informocionet e para mësohet se pothuajse…
Festa e Lakrorit në fshatin Polenë është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme që tërheq qindra vizitorë vendas dhe të huaj. Ky event unik jo vetëm që ofron shijen e mrekullueshme të lakrorit të pjekur në saç, por gjithashtu ofron mundësinë për të njohur traditën, historinë dhe bukuritë e këtij fshati të mrekullueshëm dhe punëtor. Eventi do të mbahet më 3 gusht dhe të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë. Transporti do të jetë falas, me nisje nga Gjimnazi “Themistokli Gërmenji” në orën 18:00. Bashkohuni me ne për një mbrëmje të paharrueshme, ku tradita dhe shija…
Pothuaj 400 mijë spektatorë përgjatë Senës, 22 milion në Francë dhe 2 miliardë në të gjithë botën para televizorit: ceremonia e hapjes së Lojërave të parisit ka qenë unike në histori, ashtu si ishte premtuar. Për shkak se ka qenë e para e organizuar jo në një stadium dhe sepse ka prekur dhe entuziasmuar shumë njerëz. Por edhe ka irrituar dhe skandalizuar shumë të tjerë. Kurrë më parë një ngjarje e tillë nuk e kishte ndarë kështu opinionin botëror. Në Francë, atmosfera e përgjithshme ishte ajo e emocioneve dhe kënaqësisë, sepse pavarësisht vështirësive të ndryshme – nga sabotazhet e trenave…
Dy ndeshje miqësore në harkun kohor të 24 orëve do të luajë Skënderbeu, por kjo ka një strategji edhe nga trajneri i bardhekuqve Ivan Gvozdenoviç. Nesër, pra të martën në orën 19:00 Skënderbeu do të ketë përballë FC Helzag skuadrën e mirënjohur korçare në ligën amatore, ndërkohë që është bërë e ditur tashmë që stafi teknik do të aktivizojë futbollistët që kanë pasur pak minuta aktivizimi deri tani. Ndërkohë pjesa tjetër e ekipit, pra titullarët do të luajnë ditën e mërkurë në datë 31 korrik ndeshjen miqësore ndaj Tianës. Miqësorja e luksit me bardheblutë do të luhet të mërkurën në…
Policia e Sarandës ka zbardhur detajet e tragjedisë që ndodhi më 24 qershor 2024 në portin e Sarandës, ku humbi jetën biznesmeni Armand Nelaj. Sipas njoftimit të policisë, Nelaj dhe një shok i tij, Eridon Muho, kishin planifikuar të vendosnin eksploziv në një anije që bënte linjën Sarandë-Korfuz për arsye konkurrencë. Fatkeqësisht, eksplozivi shpërtheu aksidentalisht gjatë tentativës për ta instaluar në anije, duke shkaktuar vdekjen e biznesmenit Nelaj. Eridon Muho është arrestuar dhe dyshohet se është i përfshirë në këtë incident tragjik. Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për të zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes. Materialet janë dorëzuar…
Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht një 20 vjeçar me banim në Roskovec pasi ndaj tij ka një padi nga bashkejtuesja 16 vjeçare me inicialet V.T, e cila sipas policisë lokale pretendon se është dhunuar sistematikisht prej muajsh nga 20 vjeçari M.Ç madje edhe gjatë muajve të shtatzënisë 16 vjeçarja V.T ka bërë me dije para oficerit të policisë së komisariatit Pogradec se para një viti është larguar nga banesa e saj për të bashkëjetuar me 20 vjecarin në Roskovec të Fierit, pa dijeninë e prindërve. Gjithnjë sipas saj, bashkëjetuesi e ka mbajtur me forcë brenda ambienteve të shtëpisë duke…
Prej tre ditësh në Bode, majën më të lartë të malit të Lozhanit vazhdojnë të digjen sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, ah dhe kullota. Gjatë gjithë këtyre ditëve dy mjete zjarrfikës si dhe 10 punojës të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit si dhe punojës të shërbimit pyjor dhe njësisë administrative janë duke punuar për shuarjen e flakëve si dhe izolimin për të mos kaluar në sipërfaqe të tjera. Terreni i vështirë dhe temperaturat e larta e bëjnë shumë të vështirë shuarjen e vatrave të zjarrit Mendohet që edhe në këtë rast kemi të bëjmë me zjarrvenie të qëllimshme. Për…

