Author: Kolibri 4

Pas 7 ditësh shuhen zjarret në masivin pyjor të Bodesë në njësinë administrative Lozhan të bashkisë Maliq. Për shuarjen e flakëve në këtë masiv kanë qenë të angazhuar forca të shumta të shërbimit zjarrfikës, shërbimit pyjor, forcat e ushtrisë të qarkut Korçë si dhe banorë të zonës, të cilët pas 7 ditësh ja kane dale për të shuar plotësisht vatrat e zjarreve. Burime zyrtare bëjnë me dije se janë djegur plotësisht 160 hektarë me pishë, ah dhe bimësi të ulët. Zjarri mendohet se mund të ketë ardhur nga kushtet atmosferike të pak ditëve më parë por policia është duke hetuar…

Read More

Zjarr I përmasave të mëdha në shkurre që ka përfshirë disa stalla të fermereve të fshatit Drenovë Burime pranë shërbimit zjarrfikës thanë se fillimisht zjarri është shkaktuar në një pjesë kullote në dalje të pallateve dhe banesave private të këtij fshati, zjarr që ka përparuar në stallat e blegtorisë dhe jo vetëm, duke rrezikuar dhe banesat aty pranë Ka qënë reagimi i menjëhershëm i shërbimit zjarrfikës Korçë që ka bërë të mundur izolimin e flakëve të zjarrit ndërkohë që disa prej stalleve kanë pësuar dëme të mëdha nga përfshirja e flakëve të zjarrit. Janë dy mjete zjarrfikës dhe 15 punojës…

Read More

Një video e gazetarit Blendi Fevziu që tregonte sasinë e nitratit që kishte një pjepër bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe shkaktoi shumë reagime për faktin që ne po konsumojmë ushqime plot me kimikate. Në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga, tekniku u perimeve Lefter Nerënxa, sot 94-vjeç tregon se pse është e vështirë që në treg të gjejmë prodhim bio dhe pa hormone dhe si pleroheshin bimët kur ai ishte teknik. “Unë kam punuar si teknik perimesh, 40 vite jam marrë vetëm me kultivimin e shalqirit. Drejtoja të gjithë punëtorët se bëhej puna në 4 brigada. Kultivonim gjithçka, pjepër,…

Read More

Radhë të gjata në doganën e Krystallopigi, doganë e cila lidh tokën e republikës së Shqipërisë në atë helene. Ndryshe nga dogana homologe e Kapshticës e cila po punon me sportele maksimale dhe kapacitete të plota në hyrje dhe dalje, policët e kufirit grek janë duke punuar me 2 sportele në hyrje të tokës greke, çka ka shkaktuar radhë të gjata të emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendin ku jetojnë e punojnë por edhe atyre shqiptarëve të cilët shkojnë për të pushuar në Greqi. Burime nga policia e kufirit e migracionit bëjnë me dije se dogana e pikës së kalimit…

Read More

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ndodhet i shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore në zemër (Sindromë Koronare Akute). Në spital është paraqitur pasditen e djeshme dhe sipas burimeve brenda spitalit gjendja paraqitet e qetë, dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme. Aktori ka qenë në spitalin e Traumës duke vizituar një të afërm të tij dhe papritur ka ndjerë shqetësime, dhimbje në krahun e majtë. Ndihmën e parë e ka marr nga mjekët e Traumës, dhe pastaj këta të fundit e kanë përcjell me ambulancë drejt shërbimit të kardiologjisë në…

Read More

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pritet që të lidhë marrëveshje me bashkitë e Qarkut Korçë për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe të trajtimit me prioritet të procedurave administrative të papërfunduara, për legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonat me prioritet zhvillimi urban dhe zonat informale të banimit. Kjo marrëveshje parashikon mënyrën e bashkëpunimit, ndërveprimit dhe koordinimit ndërmjet palëve, në kuadër të zbatimit të legjislacionit në fuqi për përfundimin e proceseve. Për këtë qëllim, ASHK-ja dhe bashkia do të shkëmbejnë informacion në mënyrë të vazhdueshëm si dhe do të bashkërendojnë veprimtarinë administrative nëpërmjet asistencës dhe mbështetjes teknike në terren. Mushka…

Read More

Sipërmarrësi i njohur i “Rozafës”, Gjergj Luca ka qenë i pranishëm dje në Festivalin e Peshkatarëve që u zhvillua për herë të parë në qytetin e Pogradecit, një nismë e komunitetit të peshkimit e cila pretendon të shndërrohet në festë të përvitshme mbarëshqiptarë. Gjatë fjalës së tij, Luca vlerësoi mikpritjen e popullit të Pogradecit për përfaqësues të komunitetit të peshkimit nga zona të ndryshme të Shqipërisë. “Ky qytet ka nxjerr poetë, ka nxjerr Lasgushin me një shpirt të jashtëzakonshëm që ju të gjithë e reflektoni. E reflektoni me mikpritjen tuaj, me dashninë tuaj, me gjithë këta mysafirë që prisni dhe…

Read More

Gjatë muajve të verës është rritur ndjeshëm interesi i fëmijëve për të lexuar. Ata përzgjedhin të shfletojnë jo vetëm librat jashtëshkollorë të sygjeruara nga mësuesit, por edhe libra në zhanret që iu pëlqejnë. Odri Theodor është në klasën e 6-të dhe ajo e frekuneton rregullisht bibliotekën ndërsa thotë se i pëlqen të lexojë pasi i zhvillon fantazinë. Në bibliotekën e fëmijëve “Thoma Turtulli” gjatë kësaj periudhe janë shtuar edhe 215 tituj të rinj librash. Por nuk mungon as interesi i moshave të thyera për të lexuar. Biblioteka e fëmijëve është zhvendosur në ambjentet e bibliotekës publike të qytetit pasi godina…

Read More

Përmirësohet situata e zjarrit në pyllin e Bodesë në Maliq, aty ku prej 7 ditësh forca të shumta janë duke luftuar me flakët, në një terren mjaft të vështirë. Sipas shefit të Emergjencave Civile në Bashkinë e Maliqit, Stiljan Belishta aktualisht janë aktive vetëm dy vatra zjarri të cilat janë pothuajse të izoluara, ndërsa mendohet se flakët kanë përshkruar një sipërfaqe prej rreth 150 Ha, që kryesisht përbëhet nga pisha por edhe dushk: Gjatë një jave për shuarjen e zjarrit në pyllin e Bodesë në Maliq janë angazhuar rreth 120 forca nga institucione të ndryshme nga i gjithë qarku por…

Read More