Author: Kolibri 4

Redaksia zbardh dosjen hetimore në lidhje me skandalin në QSUT, ku mjekë dhe punonjës të spitalit Onkologjik të Tiranës, abuzonin me detyrën, duke krijuar vështirësi për pacientët e prekur nga kanceri. Në dosjen e prokurorisë dokumentohen shkeljet e bëra nga mjekët dhe punonjësit, që orientonin pacientët drejt klinikave dhe spitaleve private. Po ashtu aty dokumentohet dhe rruga se si merreshin medikamentet dhe se kush ishte përgjegjës për skemën e mashtrimit. “Nga ana e specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi Devis Beqiri merrej me tregtimin dhe shpërndarjen e barnave, të cilat…

Read More

Akademiku i njohur shqiptar Rexhep Qosja sot feston datëlindjen e 87-të. Ai ka lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj te Kelmendit. Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci. Shkollën e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit ku në vitin 1971 mori titullin “Doktor i shkencave filologjike” me temën “Asdreni-jeta dhe veprat”. Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981. Është autor i mbi tridhjetë…

Read More

Qarku Korçë Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset G. R., 57 vjeçe dhe S. Xh., 26 vjeçe, banuese në fshatin Libonik, Maliq, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Read More

Kapshticë, Korçë I dënuar nga autoritetet turke, me 10 vjet e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas masave për të shtuara për përballimin e fluksit, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit…

Read More

Bashkia e Korçës dhe Teatri Korçë hedhin dritë mbi figurën emblematike të aktorit të madh Pandi Raidhit me materiale të rralla brenda një dokumentari artistik për jetën e tij. Përmes materialeve të rralla, regjistrimeve filmike, intervistave nga kolegët e familjarët, dokumentari tenton të sjellë historinë e jetës së Pandi Raidhit, një histori triumfi, talenti, pune të palodhur dhe përkushtimi në skenë dhe në ekran! Në ciklin e dokumtarëve do të vijnë edhe personalitete të tjera të mëdha që ofruan kontributin e tyre në qytetin tonë.

Read More

Pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Spanjës, në të cilën kuqezinjtë tanë u mposhtën 0-1, ka ardhur edhe reagimi i fortë i babait të qendërmbrojtësit Ardian Ismajli. Futbollisti i Empolit, nuk gjeti asnjë hapësirë nga ana e tekniku Sylvinho, përgjatë tre ndeshjeve që Kombëtarja kuqezi zhvilloi në Gjermani. Babai i Ardian Ismajli ‘shpërthen keq’ në rrjetet sociale duke mallkuar ata që siç thotë ai e ‘tradhtuan birin e tij’ duke mos e aktivizuar asnjë sekondë gjatë Kampionatit Europian. “Ardian, Behu i qëndrueshëm dhe i fort për ketë padrejtësi, per kete tradhti, te jeni krenar per çdo gjë qe keni dhënë për…

Read More

30 minuta breshër në Voskop të Korçës sot dhe mbi një orë breshër dje në Kolonjë shkatërroi pothuajse gjithçka, domaten, specin, rrushin, kumbullën e mollën. Mediat shqiptare më tepër sesa të trajtonin problemin e dëmtimit të prodhimit në bujqësi bënin krahasimin “Në Tiranë 40 gradë, në Ersekë bie breshër. Ku do doje te ishe?” – pothuajse një tallje me ata të cilët u duhet të vuajnë pasojat. Gjithë mediat sot flasin për kombëtaren shqiptare. Nuk jam kundër. Edhe unë do shoh ndeshjen, do bërtas e uroj me shpirt të fitojmë. Por më tepër sesa një humbje me Spanjën me dhemb…

Read More

Një 60 vjeçar ka mbetur i plagosur me mjete të forta në lagjen 15 të qytetit të Korçës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një lokal në vendin e quajtur “1 Maji”, ku dy persona janë konfliktuar me njeri tjetrin e për pasojë ka mbetur i plagosur një 60 vjeçar. Policia mësohet të ketë shoqëruar për ngjarjen një person për të sqaruar rrethanat pasi ka dëshmi kontraktidore nga vendi i ngjarjes. 60 vjeçari ka deklaruar për uniformat blu se është goditur nga një person ndërkohe që të tjerë persona në vendngjarje i kanë bërë me dije policisë së I moshuari…

Read More

Një mjet tip “Golf 4″ka qenë duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Pogradecit kur është përplasur me një barrierë betoni duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe lëndim të drejtuesit të mjetit. Sipas policisë, shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia në kushte me lagështi në rrugë.

Read More

Stuhi breshëri në fshatra të njësisë administrative Voskop të bashkisë së Korçës. Intensiteti me i madh i reshjeve ka qenë në fshatin Voskop aty ku sipas banorëve dëmet kanë qënë më të mëdha pothuajse në të gjitha kulturat bujqësore. Sipas tyre dëme të mëdha ka në mollë, kumbull, domate, speca, patate dhe fasule. Mësohet se dëme ka patur edhe në fshatra të Gjonomadhit, Lavdarit e Goskovë Një ditë më parë për shkak të reshjeve të shiut dhe breshërit dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe vreshtari ka patur në disa fshatra të bashkisë së Kolonjës Burime pranë institucionit të pushtetit…

Read More