Author: Kolibri 4
1165 turistë vendas e të huaj kanë vizituar Voskopojën përgjatë muajve prill-qershor 2024. Voskopoja është një nga fshatrat më të bukura turistike në Shqipëri, ku krahas historisë së pasur, kishave dhe afreskeve të shumta që mbartin në vetvete një trashëgimi të çmuar kulturore të vendit tonë, peizazhi mahnitës dhe kulinaria janë një tjetër motiv për ta vizituar atë.
Darda Dhimo ndërroi jetë në “lule të rinisë”. Vetëm 18 vjeç. Leuçemia akute rezultoi fatale për të. Por ajo çka i bëri përshtypje gjithë Korçës e Shqipërisë ishte forca e kësaj vajze të re për të përballuar gjithçka e për t’i thënë familjes së saj; “Mos qani, buzëqeshni, mos u vishni me të zeza në varrimin tim, predikoni Fjalën e Zotit, merrni kitarën e adhuroni, nga Zoti erdhëm e tek Zoti do ikim” Nuk e di kush do mund t’i thoshte këto fjalë teksa e dinte që ishin ditët e saj të fundit të jetës, por Darda i tha. I…
Qeveria Rama ka konfirmuar se më 1 korrik nis rritja e pagave nga e cila do të përfitojnë 30 mijë punonjës të sistemit arsimor, punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë në shkolla. “Dua të ndaj me mësuesit një lajm të mirë sa i përket rritjes historike të pagave e cila fillon nga 1 korriku. Një rritje e pagave që do përfshijë 30 mijë punonjës në sistemin arsimor, duke qenë kjo rritje më madhe e pagave. Paga mesatare e mesuesve rritet me 180 mijë lekë të vjetra, duke e çuar pagën mesatarë në 950 euro. Nëse do të kalonim…
Policia e Shtetit Iniciohet një plan operacional policor i posaçëm, për kontrollin e mënyrës si menaxhohen mbetjet shtazore, nga subjektet me aktivitet në këtë fushë (thertore dhe pulari). Plani operacional policor do të shtrihet në të gjitha qarqet. Kontrollet në kuadër të tij kryhen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare e DPSSH-së, në bashkëpunim me seksionet për hetimin e këtyre krimeve në 12 drejtoritë vendore të Policisë, me objektiva mbrojtjen e konsumatorëve, mbrojtjen e mjedisit dhe garantimin e një sezoni turistik të sigurtë. Deri tani, janë kryer kontrolle dhe verifikime në 18 subjekte në qarqet Tiranë, Berat,…
Sa i përket pagave për Forcave të Armatosura, por dhepër personelin civil, dua të jap lajmin e mirë për tëgjitha nivelet, nga ushtari i katërt e deri te gjeneralëtpër rritjen sinjifikative të pagave. Kjo rritje filloi nëvitin 2022, me rritjen më të madhe të historisë të pas viteve ’90 në Shqipëri, me 30% dhe një premtim dheanagazhim i Kryeministrit që pagat e Forcave tëArmatosura do të rriten çdo vit deri sa ne të arrijmënivelin mesatar të vendeve të Aleancës ku bëjmëpjesë. Pagat e Forcave të Armatosura do të rriten çdovit! Jemi shumë afër, duke kaluar vendet e rajonit, duke…
Pandi Raidhi është padyshim një nga aktorët më të mëdhenj të filmit dhe skenës shqiptare. Korçari i njohur ka luajtur si pak kush mbi 100 filma duke mbetur një prej aktorëve më të dashur për publikun shqiptar. Raidhi mbi të gjitha shquhej për karakterin e tij të fortë, për batutën dhe interpretimin brilant. Ai ishte aq i ngrohtë po aq sa ishte dhe njerzor në film, teatër ashtu siç ishte i tillë dhe në jetën e përditshme. Batutat e tij në filmat shqiptarë edhe sot janë pjesë e fjalorit të përditshem edhe tek brezi më i ri, çka tregon se…
Një gjë e tillë është bërë me dije nga Marinela Fustanja, punojëse pranë qendrës së trajtimit së mbajtjes me metadon e cila shton se çdo ditë marrin metadon 85-90 ish përdorues. Një 35 vjeçar nga një fshat i Maliqit prej 7 vitesh merr metadon pranë kësaj qendre ndërkohë që tregon se që nga viti 2005 ka perdorur fillimisht kanabis ssativa e me pas heroinë. Është i martuar me dy fëmijë dhe kërkon ndihmen e shtetit për një punë për vete ose bashkëshorten pasi është në gjendje shumë të vështirë ekonomike. Ai thotë se është krejtësisht i shkatërruar nga droga por…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. K., 26 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një 26-vjeçari, për marrjen e një kredie bankare në emër të këtij të fundit, të cilën nuk e ka shlyer. Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin GJ. K., banues në Pogradec, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij…
Mbrëmë në Pogradec ka nisur edicioni i 14-të i festivalit ballkanik i filmit dhe kulinarisë. Për 4 ditë me radhë regjisorë, producentë e studentë të kinematografisë do të sjellin për artdashësit pogradecarë por dhe pushuesit që kanë zgjedhur këtë qytet filma me metrazh të gjatë e të shkurtër. Për Eno Milkanin, organizatorin e këtij festivali, këtë vit ndryshe nga herët e tjera është rritur prodhimi i filmave cilësorë në veçanti nga studentët e kinematografisë. Sipas Gerta Qurku për herë të parë filmat shqiptarë që do të shfaqen në këtë festival jo vetëm janë të restauruar por dhe të titruar në…
Pasi ka mbledhur ujërat e Rrungajës që nga Fushat e Bukura, më poshtë ato të Lugut, Tolabës dhe malit të Çingasit, ka gërryer kanionin e tij të parë nëpër Rripën e Keqe dhe më pas kalon poshtë Urës të Madhe, mbush me ujë Gjançin, çan mespërmes Fushës të Leshnjës e poshtë nëpër një cep të Kolonjës ku bashkohet me Përroin e Kozelit nën Helmës, me atë të Selenicës pak më poshtë, pastaj të Gostivishtit dhe në fund, atje ku takon Lumin e Borovës merr kthesën e fortë drejt perëndimit ku me atë rast i hap Skraparit edhe disa kanione të…

