Author: Kolibri 4
Një përvojë e re dhe e veçantë vjen në qytetin e Korçës me hapjen e birrarisë “Brau Haus Korça”. Kjo birrari e re, me stil autentik bavarez, do të hapë dyert nesër në orën 19:30, pranë pallatit të sportit. Të gjithë adhuruesit e birrës dhe të atmosferës së mirë janë të ftuar të bashkohen në këtë ngjarje të paharrueshme që shënon një epokë të re në jetën e natës së qytetit. “Brau Haus Korça” ofron një përzgjedhje të birrave cilësore, të përgatitura me kujdes nga mjeshtra të fushës, për të kënaqur çdo shije. Përveç birrës së shkëlqyer, klientët do të…
13 vjeçari i aksidentuar rreth orës 17:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Miras – Sinicë është drejtuar drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar pasi gjendja e tij është tepër e rëndë. Policia bën me dije se 13 vjeçari banues në fshatin Miras ka qenë duke drejtuar një motor pa targa dhe ka patur mbrapa dhe vëllain e tij, gjendja e këtij të fundit paraqitet e stabilizuar. Sioas policisë 13 vjeçari ka qenë duke lëvizur pa qenë i pajisur me skafandër në kokë kur është përplasur nga një mjet duke i lënë të dy vëllezërit e…
Devoll/Informacion paraprak Më datë 27.06.2024, rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Bilisht-Sinicë”, në afërsi të fshatit Miras, automjeti furgon tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., banues në fshatin Vidohovë, është përplasur me një motomjet pa targë, me drejtues një shtetas të mitur dhe pasagjer vëllain e tij, banues në fshatin Miras, të cilët për pasojë janë dëmtuar dhe u dërguan për mjekim në spital. Me drejtuesin e furgonit shtetasin A. B., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Skënderbeu ka hapur merkaton hyrëse në pragun e sezonit të ri futbollistik. Kjo tregon se korçarët ka shlyer detyrimet që ka patur për një ish futbollist të kësaj skuadre. Pas çeljes se merkatos hyrëse, Skënderbeu nuk ka humbur kohë por ka firmosur me dy futbollistë nigerianë 19-20 vjeçare. Behet fjale për Chukunyere Emannuel dhe Akoama Gift të cilët kanë luajtur me ekipet kombëtare të moshave të Nigerisë. Burime zyrtare pranë klubit thanë se të dy lojtarët do të jenë në dispozicion të trajnerit Ivan Gvozdenoviç ditët e para të fillimit të fazës përgatitore, pasi pritet që të dy lojtarët të…
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg avokatin e Korçës Arben Lena për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim. Ai u arrestua në janar të këtij viti, me dyshimin se do të ndikonte në gjykatën e apelit të Korçës për lirimin e një të arrestuari për trafik klandestinësh, ndërsa në maj iu ndryshua masa në arrest shtëpie. Me vendimin e Gjyaktës, Lenës i ndalohet edhe ushtrimi i funksionit për një afat 3 vjeçar. Nikolla Hafësllari u dënua me 1 vit burg, Nikolla Jesku po ashtu me 1 vit ndërsa Dajana…
Miq te dashur, Ju qe me njihni, e dini qe rralle here shkruaj apo komentoj ne rrjete sociale. Aq me pak, te flas per veten. Por sot, marr shkas nga lajmet e shumta ne lidhje me Onkologjikun ne QSUT dhe si grua qe e ka kaluar ne lekuren e vet kete eksperience, doja te ndaja pak nga pervoja ime. Eshte nje repart i vogel kimioterapie ne Korce, me infermiere te sjellshem e te kujdeshem, qe ma kane bere me te lehte kete rruge. Shikoja qe me te gjithe pacientet kishin standart qytetarie, mbi te gjitha njerzilleku. Doktoreshe Jusilda, nuk u…
“MEDEA” me regji të Kuandyk Kasymov, interpretuar nga aktorja Bakhytkul Kozhamurarova ka qenë shfaqja e fundit e këtij festivali, shfaqje e cila është dhënë mbrëmë në një skenë të improvizuar në pallatin e kulturës “Dhimitër Orgocka” në Maliq. Ky festival edhe për Edmond Xhumarin, drejtorin e këtij festivali, gjatë këtyre 20 viteve pjesë e këtij eventi janë bërë aktorë shumë të njohur të vendeve të ndryshme të botës Sipas Xhumarit, gjatë viteve të fundit ka qenë shumë e vështirë financiarisht për të organizuar festivalin ndërkombëtar të Monodramës. Antari I jurisë Ilir Shyta tha se festivali i 20-të ka sjellë në…
Edicioni i 5-të i Korça Loves Volley u mbyll mes emocionesh dhe festimesh. Kampionati që para 5 vitesh filloi si sfidë mes miqsh, tashmë është kthyer në traditë, dhe një nga aktivitetet sportive shumë të dashura në qytet. Falenderoj gjithë ekipet që u bënë pjesë e KLV 5, sportadashësit që me tifozërinë e tyre krijuan atmosferë fantastike. Falenderoj miqtë e mi,Gentin dhe Thomain për organizimin, por dhe gjithë stafin e Qëndrës Sportive, në veçanti Luisin dhe Emilin që kanë qënë gjithmonë shumë bashkëpunues. Falenderoj gjithashtu dhe arbitrin e kampionatit Evisin për ndihmën dhe fair-playin e treguar. Falenderoj sponsorat e kampionatit…
Pas një konflikti familjar nga dy vëllezër dhe dy kunata, duket se njëra nga kunatat ka përfundur në spital pasi është dhunuar nga kunetërit e saj. Ka qenë vëllai i bashkëshortit të të lënduarës dhe gruaja e tij, të cilët kanë dhunuar kunatën e tyre. Konflikti duket se ka nisur për arsye banale dhe ka përfunduar keq. Njoftimi i policisë; Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H. dhe për shtetasen S. H. (bashkëshortë), banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë dhunuar kunatën e…
Maratona ndërkombëtare “Enkelana” do të zhvillohet për vitin e tretë radhazi në qytetin e Pogradecit. Kjo maratonë tashmë është e certifikuar dhe për këtë edicion pritet të rritet numri i pjesëmarrësve. Maratona do të zhvillohet në 27 korrik dhe garuesit do të jenë nga mbi 25 vende të botës, mes të cilëve sportistë profesionistë dhe amatorë. Për të dytin vit radhazi pjesë e këtij eventi do të jetë edhe maratona e bebeve. Ky organizim shërben jo vetëm për të përcjellë mesazhe sensibilizuese por edhe për promovimin e zonës. Ky është edicioni i tretë i Maratonës “Enkelana” që vjen si organizim…

