Author: Kolibri 4
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Çërravë. Në mjet udhëtonin burrë e grua që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, por paraprakisht sipas policisë aksidentin mund ta ketë shkaktuar përgjumja e drejtuesit të mjetit. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja mësohet se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në rrugë.
Zhvillimet me hetimet e dosjes së rushfeteve të mjekëve kanë përfshirë edhe panelet televizive. Skandali te Onkologjiku ka shkaktuar një debat me tone të larta dhe ofendime mes analistit Arben Meçe dhe avokates Enida Bozheku. Debati nisi pasi Meçe tha se skandali në Onkologjik ka të bëjë vetëm me “shpërdorim detyre” dhe se nuk flitet për raste vdekjesh, gjë që e kundërshtoi avokatja, duke thënë se për këtë rast sipas ligjit mund të merret Prokuroria e Posaçme. Në një moment Meçe i është drejtuar avokates Bozheku, duke i thënë “mbylle gojën”, gjë që ka sjellë jo vetëm debat me tone…
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Arben Kingji përshëndetën përfundimin me sukses të stërvitjes më të madhe kombëtare të Forcave të Armatosura “Përpjekja e Përbashkët 2024”. Në prani të gjeneralëve, komandantëve, ushtarëve, nënoficerëve e oficerëve pjesëmarrës, Ministri Peleshi deklaroi se kjo stërvitje ka rëndësi të madhe për vendin tonë, pasi shërben edhe si një test real i planeve kombëtare në mbështetje të planeve rajonale të NATO-s. “Kjo stërvitje vuri në provë kapacitetet tona reaguese në rast të aktivizimit të Artikullit 5 të NATO-s, atë të mbrojtjes kolektive, gatishmërinë…
Ndërkohë që ndodhet prej dy ditësh nën furtunën e indinjatës qytetare në lidhje me përfshirjen e tij në skandalin e zbuluar tek Onkologjiku, duke qenë se emri i tij përmendet në dosjen e prokurorisë dhe ndaj tij është marrë edhe masa e Arrestit në shtëpi, më në fund mjeku Edmond Gashi ka thyer heshtjen. Mesnatën e mbrëmshme, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai u shpreh se si mjek është udhëhequr nga betimi i Hipokratit dhe është përballur me një numër të trajtimi të pacientëve si kirurg, duke “u lavdëruar” se 90 përqind e ndërhyrjeve të kryer nga…
Në fund të emisionit fjalët ishin; “Nuk e dimë unë me Ledion a do jemi më në këtë televizion” dhe mbylljen e kreu me këngën “Adio” që do të thotë “LAMTUMIRE” Arjan Çani një nga gazetarët me karizmatikë sot ka paralajmëruar largimin nga ABC NEWS, një televizion ky i majtë editoralisht. Çani ka qenë besnik i KLAN prej vitesh e pas debateve me Blendi Fevziun kaloi në ABC. Tanimë duket se, nuk i përket më këtij televizioni.
Prokuroria e Përgjithshme e Korçës kërkon arrest me burg për shtetasin E.T, për veprën penale “Mashtrim”. Kërkesa vjen në kuadër të procedimit penal nr.496 të vitit 2022, në bazë të kallëzimit penal të bërë ndaj shtetasit E.T., se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një Iphone 13 pro max një Laptop i markës “I Mac” si dhe një shumë prej 700 euro. Denoncuesi ka deklaruar se familja e tij ka një restorant në fshatin Boboshticë ku shtetasi E.T. ka qenë klient i zakonshëm i restorantit. Pas një njohje disa vjeçare, shtetasi E.T. shprehej se kishte njohje në ministri, bashki, etj dhe kishte…
Policët rrugorë të Korçës po përballen me një situatë të vështirë këtë sezon veror, pasi janë detyruar të punojnë 12 orë pa pagesë për orët shtesë. Urdhri është dhënë nga Muhamet Rrumbullaku, drejtori i policisë së shtetit, me qëllim rritjen e prezencës së policisë në rrugë për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë sezonit turistik. Kjo masë ka shkaktuar pakënaqësi dhe tension mes punonjësve të policisë rrugore. Burime nga policia rrugore e Korçës bëjnë të ditur se ky urdhër ka qenë i papritur dhe ka krijuar një ngarkesë të madhe për policët. Ata janë të detyruar të qëndrojnë në shërbim…
Universitetit “Fan S. Noli” fitoi Kartën Erasmus për Arsimin e Lartë (ECHE) 2021-2027, duke u bërë një ndër 7 universitetet përfituese, Kartë e cila iu dha nga Komisioni Evropian Karta Erasmus për Arsimin e Lartë (ECHE) u jep mundësinë universiteteve përfituese, midis tyre edhe Universitetit tonë të jenë pjesë aktive e bashkëpunimit ndërkombëtar, projekteve, mobiliteteve mësimore etj., në kuadër të Programit të ri Erasmus+ për periudhën 2021-2027.
Një 67 vjeçar nga qyteti i Korçës shkon te kryejë veprime financiare në një prej bankave të qytetit dhe gjen vdekjen duke shkuar në spital me ambulancë. Burime thanë se 67 vjeçari nuk është ndierë mirë në ambientet e bankës dhe kanë qenë punojësit ata që kanë lajmëruar shërbimin e urgjencës të cilët në pak minuta kanë ardhur dhe kanë marrë të moshuarin për ta çuar në spitalin e Korçës. I njëjti burim tha se 67 vjecari ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në spital. Do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë dhe shkakun e vdekjes së…
23 485 qytetarë grekë jetojnë në territorin shqiptar sipas të dhënave të Censit 2023. Sipas të dhënave, 12 375 janë pjesë e komunitetit egjiptian, 9 813 të komunitetit rom, kurse 7 057 të komunitetit bullgar. Sa i përket besimeve fetare, 201 530 banorë janë deklaruar katolikë, 173 645 ortodoks, 9 658 pjesë e kishës ungjillore, 1 101 718 myslimanë, 115 644 bektashi, kurse 85 311 janë deklaruar ateistë. Mbi 332 mijë shqiptarë janë vlerësuar si besimtarë të pacilësuar, ndërsa 244 331 të tjerë nuk kanë dashur të përgjigjen…

