Author: Kolibri 4

Zjarr në afërsi të fshatit Grabovicë, zjarr që ka përfshirë një sipërfaqe me qershi dhe vreshtari si dhe bimësi të ulët. Nga zjarri janë përfshirë nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme me drufrutorë duke shkaktuar dëme të mëdha. Shërbimi zjarrfikës si dhe banorë të zonës ndodhen në vendngjarje dhe po mundohen të izolojnë flakët për të mos depërtuar me tej. Mendohet për një zjarr të qëllimshëm.

Read More

Aurela Saliaj, rektorja e zgjedhur e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, ka festuar fitoren e saj me kolegët dhe studentët. Ka qenë stafi dhe studentët e Fakultetit të Shëndetit, aty ku për 12 vite ajo ka mbajtur postin e dekanes, ata të cilët i kishin organizuar një festë Saliajt me fishekzjarre, pije e ushqime, ku e uruan edhe për detyrën e re. Gjatë fjalës së saj rektorja e zgjedhur e “Ismail Qemalit” falenderoi një për një të gjithë ata që e mbështetën në këtë garë si dhe nuk la pa përmendur as pedagogët me të cilët ka punuar përgjatë ktyre…

Read More

Ndeshjet e Kombëtares gjatë këtij Kampionati Europian ngjallën interes shumë të madh mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të diasporës. Madje, të paktën për dy ndeshjet ndaj Italisë dhe Spanjës, vlerësohet se tifozët shqiptarë ishin në shumicë të dukshme në stadiumet e Gjermanisë. Të pyetur nga “Monitor”, burime nga Federata Shqiptare e Futbollit u shprehën se nuk ka ende një vlerësim të saktë të numrit të tifozëve shqiptarë që ndoqën ndeshjet e Kombëtares. Sipas burimeve, ky informacion është kërkuar në UEFA, që ka menaxhuar direkt shitjen e biletave për tifozët. Sipas informacionit paraprak nga UEFA, numri i biletave në dispozicion për…

Read More

Nëse dy censuset e fundit në Shqipëri merren seriozisht për statistikat e besimit fetar, një fakt i rëndësishëm që bie në sy është rritja e vetme e komunitetit ungjillor/protestant. Sipas të dhënave nga vitet 2011 dhe 2023, numri i pjesëtarëve të këtij komuniteti ka pësuar një rritje prej 86%, duke kaluar nga 5,616 në 9,658. Kjo rritje tregon një interes dhe angazhim në rritje ndaj këtij besimi, ndryshe nga trendet e tjera fetare në vend. Nga ana tjetër, të gjitha komunitetet e tjera fetare në Shqipëri kanë pësuar ulje në numër. Kjo mund të interpretohet si një shenjë e ndryshimeve…

Read More

Policia e Shtetit Vijon operacioni policor i koduar “Revanshi”. Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea. Operacioni në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kapet dhe vihet në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e…

Read More

Në fshatin Vloçisht të bashkisë së Maliqit është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me grurë. Në një kohe kur gruri është drejt korjes persona të papërgjegjshëm kanë ndezur zjarr afër një zonë me mbeturina duke rrezikuar një pjesë të konsiderueshme toke të mbjellë me grurë. Ka qënë Dëfrim Merolli banor i zonës i cili sapo ka parë zjarrin ka lajmëruar menjëherë shërbimin zjarrfikës të Maliqit. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse të Maliqit është bërë i mundur izolimi i flakëve dhe ndalimi i përhapjes së zjarrit që favorizohej edhe nga temperaturat e larta.

Read More

Sporti i peshëngritjes konsiderohet si më popullori nga disiplinat e tjera, si një sport që të argëton dhe të zhvillon aftësitë fizike dhe psikologjike të sportistëve. Ky sport është një nga sportet e para që është futur në Lojërat Olimpike Moderne në vitin 1896. Korça njihet si qytet ku është zhvilluar shumë edhe ana sportive, që tek futbolli, volejbolli, duke vazhduar me tenisin dhe sportin e hedhjes së gjyles, por vëmendje të veçantë e kërkon sporti i peshëngritjes. Në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në qytet, është ndërtuar një palestër ku disa të rinj stërviten në peshëngritje nga trajneri Olsi…

Read More

Drejtuesiz politik i qarkut të Korçës Niko Peleshi dhe deputeti Etjen Xhafaj zhvilluan një bashkëbisedim me të rinjtë korçarë. Në këtë takim u diskutuan disa nga problematikat më të rëndësishme lokale dhe kombëtare që prekin këtë moshë. Mundësitë e punësimit, përmirësimi i sistemit arsimor dhe përfshirja aktive e të rinjve në zhvillimin e komunitetit ishin disa nga çështjet e diskutuara. Z.Peleshi dhe Z.Xhafaj theksuan rëndësinë e dëgjimit të ideve dhe shqetësimeve të të rinjve, duke vlerësuar energjinë dhe entuziazmin e tyre të jashtëzakonshëm. Gjatë bashkëbisedimit, të rinjtë ndanë ide të vlefshme dhe u angazhuan maksimalisht, duke treguar një dëshirë të…

Read More

Është zbardhur identiteti i gardianes së burgut HMP Wandsworth të Londrës, që u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale me një prej të burgosurve në qeli, duke u bërë virale në rrjet dhe ngriti “në këmbë” ministrinë britanike të Drejtësisë. Sipas mediave britanike, gardiania protagoniste në video-skandalin është një modele seksi që u shfaq në një dokumentar të Channel Four për seks treshe dhe orgji. Ajo është 31-vjeçarja Linda De Sousa Abreu, dhe pas skandalit në burgun e HMP Wandsworth, është vënën nën hetim. Motra e saj, Andreina, tregoi për Daily Mail se si e paralajmëroi që të mos e përziente…

Read More

Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit. Ai dhe Drilona njihen për jetën e luksit që kanë bërë prej vitesh. Çifti është martuar në vitin 2008 dhe janë prindër të dy fëmijëve. Para 6 viteve ata festuar 10 vjetorin e martesës së tyre, ku organizuan një dasmë të dytë shumë luksoze me 115 të ftuar të afërm të tyre dhe personazhe VIP. Për eventin e organizuar në një ambjent luksoz të Tiranes ishin zgjedhur për dekorim rreth 30 mijë lule të freskëta natyrale të cilat veshën gjithë ambientin nga tavani në dysheme, ku vetëm…

Read More