Author: Kolibri 4

Një tragjedi ka ndodhur në Bazel të Zvicër, ku një fëmijë, 11 vjeç, shqiptar nga Maqedonia e Veriut, nxënës i klasës se katërt, është goditur nga një kamion dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka shokuar komunitetin shqiptar atje dhe mbarë Zvicrën. Vogëlushi ishte i vetmi fëmijë i prindërve Festime D. (34) dhe Ardian D. (35) që u përplas nga kamioni, njofton gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”. Elior, kishte ditën e tij të fundit në klasën e 4-të. E motra e ka parë ngjarjen dhe ka vrapuar drejt nënës për t’i treguar se Eliori është nën kamion. “Hera e fundit…

Read More

“Në Pogradec buzë liqenit ka një entuziazëm jete, civilët janë kthyer në shtëpi; nëse shtëpia është sërish në këmbë (e pabombarduar). sëbashku me Imzot Carlo Guttilla pas drekës do të zbresim në plazh… Kemi shëtitur mes varkave, rrjetave, të cilat të moshuarat i thurin me ngadalë. Liqeni i palëvizshëm, pa erë. Pavarësisht nxehtësisë, asnjë mjegull s’të pengon pamjen. Mund të soditet qartë, në verilindje qyteti i Ohrit dhe në veri qyteti i Strugës dhe fshatrat e fjetur në brigjet përballë.” Pjesë nga ditari i mjekut ushtarak Pierluigi Zamperin (1912-2003), i cili shërbeu në Shqipëri gjatë Luftës Italo-Greke në vitet 1940-1941.…

Read More

Nuk mund të them që kam shëtitur aq shumë jashtë vendit, por pavarësisht diferencës së madhe në mënyrën e të bërit turizëm me ato vende që kam vizituar përtej kufijve, sërish kam këmbëngulur për të promovuar çdo copëz a rrip tokë të Shqipërisë, shtëpisë sonë të përbashkët, veçanërisht Durrësin! Edhe bojkotin që qytetarët e Kosovës po i bëjnë Durrësit pas liberalizimit të vizave, e kam paragjykuar disi, por me keqardhje duhet ta pranoj që kanë bërë shumë mirëse i kemi vjelë keqazi që në momentin që shkelnin në Durrës, e për të mos folur për diferencimin te shërbimet, sa ju…

Read More

Ekipi kombëtar U20 në basketboll për femra, ka zgjedhur Pogradecin për të kryer fazën pregatitore në prag të ndeshjeve finale të kampionatit europian për këtë kategori moshe, kampionat që zhvillohet në Sofje të Bullgarisë. Trajneri i ekipit tonë kombëtar U20 Klarent Dedaj tha se të gjitha lojtaret e ekipit tonë kombëtar vijnë nga ekipet e të rriturave të kampionatit tonë. Ai pranon se finalet e europianit U20 janë të vështira për ekipin tonë edhe sepse në grup kemi ekipe me një renditje shumë më të mirë, por do japim maksimumin. Trajneri falenderon kryebashkiakun Ilir Xhakolli për mbështetjen që i ka…

Read More

U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 17 emigrantë nga Vendet e Treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 25-vjeçari. Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular. Seksioni i Hetimit të DVKM Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: R. H., 25 vjeç, banues në Kodër-Kamëz,…

Read More

Nën akuzë për “Onkologjikun”. Alketa Pere dhe i vëllai në qendër të skandalit edhe te klinika e tyre në Pogradec Mjekja e Spitalit të Onkologjikut, Alketa Pere, e cila është në hetim nga Prokuroria e Tiranës së bashku me gjashtë kolegë të saj, ka deklaruar se kurrë në jetën e saj nuk ka dërguar pacientë me kancer tek privati. Në një deklaratë të saj, ajo theksoi përkushtimin dhe integritetin profesional, duke mohuar çdo përfshirje në praktika të tilla. Aleta Pere ka mohuar publikisht se punon në një klinikë private. Së bashku me vëllain e saj, Refki Pere, ajo drejton Kliniken…

Read More

Sipas shifrave të publikuara nga Instat për CENSUS 2023, komuniteti i besimtarëve protestantë në bashkinë e Maliqit ka njohur një rritje të ndjeshme. Me mbi 1000 ungjillorë, kjo zonë dëshmon se puna e kishës ungjillore ka qenë jashtëzakonisht aktive dhe efektive. Kjo rritje është një dëshmi e përkushtimit dhe angazhimit të Kishës Ungjillore Libonik-Maliq, e cila në dy vitet e fundit ka kryer mbi 100 aktivitete sociale. Kisha Ungjillore Libonik-Maliq ka qenë një burim shprese dhe ndihme për komunitetin, veçanërisht për të rinjtë. Përmes aktiviteteve të shumta sociale, kisha ka ofruar mbështetje dhe mundësi për zhvillim personal dhe shoqëror. Këto…

Read More

Për të 8 vit me radhë në Korçë organizohet kampionati ndërkombëtar i Badminton Kësaj radhe sportistët e ardhur nga Turqia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe lojtarë nga Korça kanë zhvilluar një kampionat tejet interesant. Presidenti i federatës shqiptare të Badminton Mishel Pili ka bërë të ditur se ky sport nuk po gjen përhapjen e duhur në klube të ndryshe, kjo për mungesë të financave nga shumësportet. Afrim Morina, një nga trajnerët e këtij sporti në Kosovë ndryshe nga presidenti i federatës shqiptare të Badminton thotë se në Kosovë ky sport po lulëzon më shpejt. Xhorxhi Qafzezi sportisti nga Korça ka…

Read More

Trajneri i Skenderbeut Ivan Gvozdenoviç diten e pare te stervitjes do te kete dispozicion 16 lojtarë nderkohe qe dy te tjere sipas burimeve zyrtare jane ne pikëpyetje. Ne pragun e fazes pergaditore te gjithe jane te interesuar rreth kesaj faze përgatitore dhe numrit të lojtarëve që do të jenë prezentë në ditën e parë të seancave stërvitore. 16 lojtarë nga te sezonit te kaluar do jene te gatshme nderda dy lojtare te tjere janë akoma te pavendosur per te qene ose jo pjese e kesaj skuadre. Zyrtarisht pjesë e Skënderbeut priten te jene keta lojtare: Nuk dihet nëse Randi Dumfor…

Read More

Zjarr në afërsi të fshatit Leshnice në zbritje të Qafë Plloces, zjarr që ka përfshirë një sipërfaqe me qershi, vreshtari dhe arra. Sipas kryeplakut të fshatit Leshnicë, Vladimir Lipo, shkak është bërë linja e tensionit të mesëm që kalon mbi rrugën nacionale, duket se ka patur një shkëndijë elektrike duke sjellë një zjarr jo të përmasa të vogla në drufrutorë në këtë zonë Ka qënë reagimi i shpejtë i Shërbimit zjarrfikës si dhe banorëve të zonës që ka bërë të mundur izolimin e flakëve në kohë. Kjo zonë merret me kryesisht me kultivimin e qershi se, vreshtarise, arrave, lajthive dhe…

Read More