Author: Kolibri 4

Mario Çaçi, i riu nga Maliqi ka publikuar filmin e tij të parë të titulluar “Vragë”. Ja çfarë shkruan Mario në faqen e tij facebook; Kam kënaqësinë të publikoj sonte trailerin e filmit tim të parë të titulluar “Vragë”, i cili ishte një punë sa sfiduese aq edhe i bukur për mua. Si një film studenti me plot peripeci nga ana buxhetore, jam i lumtur që kam nxjerrë një punë të bukur, por ashtu si gjithçka, asgjë nuk mund të bëhet vetëm. Ndaj e ndjej në vetvete të falenderoj disa njerëz, pa të cilët ky film do të kishte…

Read More

Ismail Kadare, shkrimtari i njohur shqiptar, ka ndërruar jetë, duke lënë pas një trashëgimi që ka nxitur diskutime të shumta. I lindur në Gjirokastër më 1936, karriera e Kadare-së u karakterizua nga marrëdhënia e tij komplekse me regjimin komunist të Shqipërisë nën Enver Hoxhën. Veprat e tij të hershme fituan njohje ndërkombëtare, megjithatë, qëndrimi i tij i nuancuar ndaj regjimit ka çuar në interpretime të ndryshme të pozicionit të tij politik Kontributet letrare të Kadare-së, përfshirë “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur” dhe “Pallatin e Ëndrrave,” shpesh eksploruan tema të totalitarizmit dhe shtypjes. Pavarësisht periudhave të censurës dhe polemikave, veprat e…

Read More

Thimi Filipi është një aktor i mirënjohur shqiptar i lindur në qytetin e Korçës në vitin 1926. Rolet e tij të para do të jenë në trupat jo profesioniste në qytetin e Korçës. Gjatë Luftës së II-të Botërore mori pjesë në formacionet partizane ku punon për krijimin teatrove partizane. Me mbarimin e luftës fillon punë në spitalin e Korçës. Mbaron kursin për Aktrim dhe fillon të luajë disa role me teatrin profesionist të qytetit. Në vitin 1954 fillon punën si aktor profesionist pranë teatrit “Andon Zako Çajupi”. Roli i tij i parë do të jetë në dramën “Lulja e kujtimit”.…

Read More

Modelja shiptare dhe Miss Universe 2015 Albania, Megi Luka, është përpjekur të bashkohet me personazhet VIP në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare. Por gafa e Megit nuk mund të lihej pa u vënë re. Ajo ka publikuar poezinë e Dritero Agollit e shkruan: “RIP Dritëro Agolli”. Ndonëse një gafë kjo ngatërresë e dy shkrimtarëve, postim të cilin e ka fshirë sërish.

Read More

Në stërvitjen e parë trajneri Ivan Gvozdenoviç pothuajse e ka patur në dispozicion të gjithë lojtarët që e renditën Skënderbeun në vendin e tretë sezonin e kaluar. Përjashtim bëjnë 4 futbollistët e larguar zyrtarisht nga skuadra të cilët janë Uce, Muharrem, Lika dhe Ali si dhe Ramos, Rabiu e Yuri të cilët per shkak të udhëtimit pritet të bashkohen javën qe vjen me pjesën tjetër të grupit. Me skuadrën kanë filluar fazën përgatitore kanë qenë edhe Nikaj e Liço, lojtarë të cilët janë lakuar si të kërkuar nga skuadra të tjerë por që deri tani bëjnë burime pranë klubit zyrtarisht…

Read More

Besjana Kadare, vajza e shkrimtarit të madh të letrave shqipe që u nda nga jeta mëngjesin e sotëm zgjodhi një poezi të ndjerë të të atit për të shprehur dhimbjen që ka kapluar në familjen e tyre. Kohë e pamjaftueshme S’kam kohë të harroj shumë gjëra Që nga mendja ti nxjerr përjetë. Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat Do t’më duhen së paku dy vjet. Dhe ndoshta po aq për Danten, Për frëngjishten tok me plazhet po aq, Ndoshta gratë do të jem duke fshirë Kur muzgu do të afrohet ndërkaq. Si udhëtari me peshë të tepërt Para avionit që…

Read More

Ka nisur transferimi i grave të cilat vuanin dënimin në burgun e Ali Demit. Zhvendosja e të dënuarave po bëhet në burgun e Pojskës dhe deri tani mësohet se janë transferuar 22 gra. Në ditët në vijim pritet të bëhet edhe largimi i grave të parabugosura. Gazetarja Anila Hoxha raportoi se transferimi në në burgun e Pojskës po bëhet për arsye se ai i Ali Demit do kthehet në gjysmë të hapur. Në podcastin “Fol me Anila Hoxhën” gazetarja ka treguar se burgu i grave në Shqipëri do të kthehet në burg të hapur, ku do dërgohen shtetas të dënuar…

Read More

Dashamir Topçiu është padyshim një nga emrat më të njohur të mundjes klasike korçare dhe jo vetëm Korçari simpatik do të shkonte drejt tapetit i nxitur nga Mihal Çipo, padyshim një tjetër emër i njohur i këtij sporti Trajneri ka parë diçka të veçantë tek Topçiu, ndaj e përfshin shpejt në ekipin e Skënderbeut. Në vitin 1967 deri në vitin 1969 falë aftësive të tij bëhet pjesë e ekipit të Partizanit, aty ku ka gjetur kampion të mundjes klasike si Ruzhdi Kola, Abedin Lame, Hamdi Uka, Piro Kokolari, Iljaz Zguri, Stefan Gjenerali, Ali Murrizin dhe shkodranin Gega, mundës të cilët…

Read More

Letërsia shqipe nuk ka humbur asgjë me vdekjen e Ismail Kadaresë: familjarët kanë humbur babain dhe bashkëshortin, atyre u takojnë ngushëllimet. Letërsia shqipe nuk ka humbur asgjë: ajo ka repertorin e veprës së tij, me të cilën është pasuruar dhe begatuar në regjistra stilistikë, poetikë e filozofikë. Koha si redaktore e pamëshirë dhe e paanshme, do t’i japë me kohë vendin e saktë e të padyshimtë gjithë universit letrar të Kadaresë. Mendoj se një pjesë e veprës së tij, – ajo që është shkruar si taksë e Karontit ideologjik për të mbijetuar, – me kohë ka rënë, që para shuarjes…

Read More