Author: Kolibri 4

Senati amerikan në faqen e tij zyrtare ka publikuar këtë të martë, (2 korrik 2024), kalendarin për punimet e rradhës që do të mbajë. Mes dhjetëra çështjesh që do të votohen në seancën e datës 5 Korrik 2024, pritet edhe emërimet e katër ambadadorëve, mes të cilëve edhe: “David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Ministër-Këshilltar, për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”.

Read More

Komisioni i Posaçëm hetimor i TIMS është përfshirë sërish nga debate të ashpra mes përfaqësuesve të maxhorancës, opozitës dhe dëshmitarëve. Ish drejtori i AMP-së, Ardi Veliu ishte dëshmitari i radhës , i cili kërkoi të dëshmojë pa mediat pasi sipas tij do të përmendte të dhëna që duhej t’i ruhej konfidencialiteti. Kjo është kundërshtuar nga përfaqësuesit e opozitës, të cilat kërkuan që dëshmia të bëhej me dyer të hapura. Kjo më pas ka ndezur debat të ashpër mes Veliut dhe kryetarit të komisionit, Ervin Salianj. Pjesë nga debati: Ardi Veliu: Të dhënat janë sensitive, që kanë të bëjnë me të…

Read More

Reshje të shumta shiu pasditen e sotme në qytetin e Korçës dhe fshatrat përreth. Reshjet me intensitet të lartë shiu kanë bërë atë që ujërat të dalin mbi sipërfaqe e rrugëve në veçanti në unazën e këtij qyteti duke vështirësuar edhe qarkullimin e mjeteve. Në zonat periferike të qytetit të Korçës ka patur edhe breshër por deri tani nuk janë raportuar dëme në frutikulture dhe në bimët prashitëse. Gjatë këtyre ditëve ka patur reshje të shumta shiu shoqëruar me breshër edhe në Ersekë por dhe fshatra të Korçës duke shkaktuar jo pak dëme në kulturat bujqësore

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin O. D., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 15, Korçë, ka tentuar të vjedhë dy automjete të parkuara, duke dëmtuar xhamat e tyre. Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 41 vjeç, banues në fshatin Grunjas, Pogradec, pasi me vetëgjyqësi nuk ka pranuar të lirojë banesën e një 69-vjeçari. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Read More

Krijohet në Korçë Rezidenca e parë Ndërkombëtare e Artistëve në Shqipëri. Poli Artistik Korçë në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës dhe Inovacionit dhe Shkollën e Mesme Artistike “Tefta Tashko Koço” zhvilluan këtë fundjavë workshop-in e parë në Parkun “Rinia” në Korçë nga mjeshtri francez me famë botërore Fransua Kajol. “Poli Artistik Korçë” është projekti i parë në rajon, ku artistë ndërkombëtarë të të gjitha zhanreve artistike do të qëndrojnë Korçë, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të jetës artistike, si dhe bashkëkrijimin artistik me artistë vendas por dhe të huaj, si dhe trajnimin e veçantë të artistëve të së ardhmes.

Read More

Aplikantët të cilët kalojnë me sukses të gjitha proceset e pranimit, shpallen fitues nëse janë të renditur brenda kuotave të shpallura për konkurrim. Policia e Shtetit ka lajmëruar ditën e sotme se janë hapur vende bosh për 400 pozicione në radhët e strukturave policore të qarqeve. Në njoftim janë të listuara gjithashtu kriteret dhe dokumentacionet që janë nevojshme për aplikim. Aplikantët të cilët kalojnë me sukses të gjitha proceset e pranimit, shpallen fitues nëse janë të renditur brenda kuotave të shpallura për konkurrim Aplikantët fitues i nënshtrohen trajnimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë për një…

Read More

Onkis Grezda dhe Erolind Krasniqi janë dy futbollistët e fundit që janë bërë pjesë e Skënderbeut për sezonin e ri. 24 vjeçari Erolind Krasniqi ka luajtur në kategorite inferiore të futbollit gjerman por mendohet se do të jetë një nga ardhjet cilësore të skuadrës korçare për sezonin e ri. Nga ana tjetër 17 vjeçari Onkis Grezda konsiderohet një prej futbollistëve më të talentuar të viteve të fundit në futbollin kosovar, lojtar i cili së fundmi ka qenë pjesë e ekipit të Ferizajt, lojtar ky që edhe për klubin konsiderohet si një prej futbollistëve që shumë shpejt mund të bëhet pjesë…

Read More

Korça nuk nderon Ismail Kadarenë! Ashtu si shihet edhe nga pamjet në qytetin e Korçës, ndryshe nga qytetet e tjera të Shqipërisë, të cilat kanë respektuar dy ditët e zeza, për shkrimtarin e madh i cili ndërroi jetën ditën e djeshme, Ismail Kadare. Qytetet e tjera kanë ulur flamujt në gjysëmshtizë dhe mesaduket Korça nuk i është bashkuar këtij homazhi duke i lënë flamurët ashtu si ju i shihni në pamje.

Read More

Akademiku Rexhep Qosja, ka vlerësuar lart veprimtarinë e Ismail Kadaresë i cili vdiq të hënën, pavarësisht se thotë që me të ka pasur polemika për çështje të caktuara. Qosja ka folur edhe për raportet e tij me Kadarenë, bashkëpunimet edhe mospajtimet që kanë pasur. Ai ka përmendur rastin kur i kishte dhënë mbështetje Kadaresë që ishte detyruar të largohej nga Tirana. “Mirëkuptimi dhe nderimi i ndërsjellë mes Ismail Kadaresë dhe meje në masë të madhe do të bazohej në qëndrimin tim ndaj tij kur ai do të shpërngulej prej Tiranës në Paris. Mospajtuesve që do ta kritikojnë Ismail Kadarenë me…

Read More

Mario Çaçi, i riu nga Maliqi ka publikuar filmin e tij të parë të titulluar “Vragë”. Ja çfarë shkruan Mario në faqen e tij facebook; Kam kënaqësinë të publikoj sonte trailerin e filmit tim të parë të titulluar “Vragë”, i cili ishte një punë sa sfiduese aq edhe i bukur për mua. Si një film studenti me plot peripeci nga ana buxhetore, jam i lumtur që kam nxjerrë një punë të bukur, por ashtu si gjithçka, asgjë nuk mund të bëhet vetëm. Ndaj e ndjej në vetvete të falenderoj disa njerëz, pa të cilët ky film do të kishte…

Read More