Author: Kolibri 4

Radhë të gjata me dy korsi në tokën neutrale në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kristopologys. E gjithë kjo bëjnë me dije burime të siguruara ka ardhur për shkak se pala greke punon me personele të reduktuara pasi ka mungesë personeli. Në kushte të tilla shtetasit shqiptarë dhe jo vetëm janë të detyruar të presin mes dy doganave për më tepër se një orë. Autoritetet tona të kufirit mësohen të kene patur takime me homologët grekë për gjetjen e një zgjidhje për të shmangur keshtu radhët pasi fluksi në orët në vijim mund të rritet me tepër. Grekët…

Read More

Festa e Birrës në Korçë për këtë vit do të realizohet përsëri në terminalin e autobusëve të Korçës. Ndryshe nga çfarë ishte parashikuar pasi Qeveria shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit janë duke investuar, ngjitur me Burgun e Drenovës, në një nga fushat më të gjera dhe më të mëdha që qyteti i Korçës ka. Aty ku vitin e kaluar u zhvillua dhe MIK Festival dhe ishte parashikuar edhe të mbahej Festa e Birrës, por mesaduket punimet nuk kanë ecur në rendimentin e duhur, çka ka bërë që Festa e Birrës të rizhvillohet dhe njëherë te Terminali i Autobusave. Ajo…

Read More

“BATO”, Balta dhe Toka është studioja më e re në Korçë për punimin e qeramikës. Falë pasionit dhe përkushtimit në art, Yrmela Kaso ka arritur tashmë të ndërtojë studion e saj të qeramikës, në të cilën mund të gjeni shumë objekte si vazo e pjata, ku mbizotërojnë motivet shqiptare. Arti është një rrugë e shkëlqyer ku të rinjtë shprehin veten dhe shpalosin kreativitetin e tyre ndaj të rinjtë si Yrmela janë një shembull për shoqërinë.

Read More

Në dokumentin e siguruar nga Kolibri.al shihet se KLSH ka gjetur në shkelje “të rëndë” bashkinë e Korçës – kjo e fundit nuk ka taksuar një biznes për një produkt “vazo” me vlerën 670 lekë të reja. Po po. Nuk janë 670 milion lek. As 670 mijë lek te reja. Por vetëm 670 lekë. Pak a shumë, një kafe, ujë dhe briosh. Gjithsesi, si korrekte Bashkia e Korçës zbaton urdhërin e KLSH dhe takson biznesin X për vlerën 670 lekë. Ngrihet pyetja, sa kohe ka marrë auditimi në bashkinë Korçë për këtë shkelje, sa kohë është shpenzuar për përgatitjen e…

Read More

Princ Leka nuk përmbahet as në publik, “mbyt” me puthje dhe përqafime fotografen. Pas ndarjes nga Elia Zharia, Princ Leka nuk fshihet teksa jo vetëm që del në publik me të dashurën e tij Blerta Celibashi, por edhe puthen dhe përqafohen në ambiente publike. Në një video të shpërndarë në TikTok, ata janë parë në një qendër tregtare, teksa zbresin shkallët elektrike. Leka e përqafon dhe e puth të dashurën, ndërsa më pas vijojnë pazaret së bashku. Lidhja e Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi shkaktoi një bujë të madhe. Historia e tyre e dashurisë u zbulua paralelisht me lajmin…

Read More

Drejtori i përgjithshëm i shërbimit zjarrfikës Arben Cara në një takim që ka patur në Korçë u ka kërkuar kryetarëve të bashkive hapjen e menjëhershme të rrugëve malore për kalimin e mjeteve zjarrfikëse në rast zjarri, ashtu siç u ka kërkuar e hapjen e shtigjeve për të izoluar flakët e zjarrit në raste emergjence. Sipas Carës gjithë kërkesat janë të bazuara në ligjin e shërbimit zjarrfikës. Cara ka pranuar se shërbimi zjarrfikës ka mjete të amortizuara por është shprehur se gjithë mjetet janë në gatishmëri, ashtu siç tha se vitet e fundit bashkitë janë pajisur me mjete të reja të…

Read More

AMP ekzekuton 21 masa sigurie, nga të cilët 19 punonjës policie dhe 2 shtetas Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), pas hetimeve intensive disa mujore të kryera me metoda speciale, ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila vendosi “Pezullimin e ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik” ndaj 19 punonjësve të policisë, si edhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj 2 shtetasve (përfaqësues të operatorëve në fushën e hotelerisë), e konkretisht; 1. Drejtues B. T., 45 vjeç, me detyrë Asistent i…

Read More

Pranë policisë europiane Frontex do të shërbenin ata punojës policie që zotëronin gjuhën angleze ndërsa të tjerët që nuk e zotëronin këtë gjuhë nuk mund të bëheshin pjesë e saj. Edhe policët shqiptar që flasin gjuhen angleze nuk mund të shërbenin me shume se njëherë pranë FRONTEX, ndërkohë që mësohet se disa prej tyre e kanë zgjatur më shumë se njëherë afatin e shërbimit. Te pakënaqurit mësohet se kanë denoncuar rastet, ku këtu ka filluar hetimi i këtij problemi nga prokuroria e Korçës

Read More

Një minierë ari mund të cilësohet Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit të policisë së Korçës pasi me miliona lekë qarkullojnë për shkak të ditave te Frontex dhe jo vetëm përfitojnë nga kjo lloj drejtorie. Nuk është çudi që 400 mijë euro rezultojnë të jenë vjedhur nga ana e zyrtarëve më të lartë deri tek policët më të thjeshtë, nga Korça dhe anembanë Shqipërisë pasi aty ka lekë me shumicë. Por çfarë ka ndodhur konkretisht? Dikush e ka ditur që ato lekë ishin vjedhur, jo nga një dorë, por shume dhe mesa duket, kishin sigurinë për ta bërë. Drejtoria Vendore…

Read More