Author: Kolibri 5

Një 40-vjeçare ka humbur kontaktet me familjen në fshatin Melçan të Korçës. Ka qenë nipi i saj 23-vjeç, ai i cili ka bërë denoncimin në polici dhe ka ngritur alarmin. Sipas nipit, tezja vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është larguar nga banesa përpara 2 ditësh. Policia po vijon punën për gjetjen e 40-vjeçares, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Më datë 25.05.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi K. D., 23 vjeç, banues në fshatin Melçan, Korçë, i cili ka…

Read More

Korça çel sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve që do të zhvillohet në datë 3 qershor. Janë 30 grupe nga Korça që do të jenë pjesë e paradës, si edhe grupe të tjera nga Maqedonia, Greqia dhe Serbia. Parada tradicionale e karnavaleve fillon në orën 18:30 nga Bulevard “Republika”. Grupet performojnë tek Sheshi para Katedrales dhe Zona Këmbësore, për t’u bërë më pas pjesë e Carnaval Party që fillon në orën 21:00 tek Pazari i Vjetër.

Read More

Gjatë karrierës 40-vjeçare, Vangjush Mio (3 mars 1891 – 30 dhjetor 1957) realizoi mbi 400 vizatime dhe 130 piktura. Rreth 60 punime të tij zënë vend në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Veprat e tjera, nën kujdesin e së bijës, Rozeta, ekspozohen në shtëpinë-muze të tij.Vangjush Mio ishte pjesë e artistëve realistë shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX. Një nga figurat më të rëndësishme të arteve pamore shqiptare, peizazhist dhe portretist i shquar, i vlerësuar dhe i njohur si poeti i peizazhit shqiptar. Krijimtaria e Vangjush Mios luajti një rol të rëndësishëm në edukimin e…

Read More

Rritja e pagave për Presidentit, Kryeministrin, Ministrat dhe Deputetët ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. “Mos u ngopshi” “Mos u fryfshi” deri tek “Ilaçe i bëfshi” kanë qenë disa prej statuseve të ndryshme. Edhe avokati korçar Esmerald Xhafa e shprehu pakënaqësinë e tij duke thënë:”Kur vjen puna për bythën tuaj, bëheni të gjithë bashkë.Mos u fryfshi!”Në shumë raste avokati reagon për çështje të ndryshme që prekin shoqërinë dhe rajonin juglindor edhe në këtë rast ai ka shprehur irritimin e tij në këtë formë.

Read More

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehet se e njeh rezultatin e zgjedhjeve vendore. Sipas tij, rezultati i thellë i fitores së PS-së është e pamundur të kontestohet dhe të pretendohet për manipulim zgjedhjesh.“Unë them që pavarësisht shkeljeve të ndryshme, rezultatet në diferencë kaq të madhe nuk të lënë të kontestosh zgjedhjet dhe të dyshosh se zgjedhjet janë vjedhur. Si në Tiranë, Elbasan, Durrës por ajo që cuditi më tepër ishte Shkodra të them të drejtën, duke parë edhe diferencën e madhe në fitore. Nëse dokumentohen raste që janë blerë votat, shumë mirë bëhen sepse duhet të marrë fund…

Read More

E rëndë, është non grata në Shqipëri, del në protestë përballë ambasadës shqiptare Babis Karathanos, ekstremist grek është parë në protestën e organizuar nga Shoqata Himara në Athinë përballë ambasadës shqiptare në Athinë.Karathanos U ndalua të hynte në Shqipëri në 2019, për 1 vjetorin e vdekjes së Kostandin Kacifas.Është i shpallur non grata në Shqipëri, për thirrje antishqiptare por kjo nuk u ka bërë përshtypje mbështetësve të Fredi Belerit në Greqi, dhe e kanë përkrah tyre.A janë kundër Shqipërisë mbështetësit e Fredi Belerit?

Read More

Fermerët e Maliqit i kërkojnë qeverisë që t’i ndihmojë, pasi as nafta që ajo subvencionon nuk u shërben sepse janë rritur çmimet e produkteve bujqësore. Ata shprehen se disa prej tyre i kanë lëshuar tokat me qira, pasi nuk kishin asnjë përfitim me kulturat që mbillnin. Edhe pse ende nuk kanë marrë naftën nga skema e subvencioneve, fermerët e Maliqit shprehen se me rritjen e cmimeve të produkteve as nafta që marrin nuk u mjafton. Ata shprehen se kanë vendosur që të mbjellin miser dhe grurë, dhe kanë hequr dorë nga mbjellja e produkteve të tjera.  Nga ana tjetër fermerët…

Read More

Ky është Margarit Bllazhde, rrobaqepës artizanal, qytetarët në Pogradec e njohin me emrin Giti, i cili prej 46 vitesh ushtron këtë profesion. “Iniciatore ka qenë im më, duke dashur të bëhem rrobaqepës. Edhe dajoja im, vëllai i mamasë, Vasil Tasellari ka qenë rrobaqepës. Edhe nga ana e babait kemi pasur të tillë. Kjo ka qenë trashëgimia familjare”,- tha Margarit Bllazhde, rrobaqepës Në kohën e sistemit, Giti tregon se ka pasur shumë punë edhe me ardhjen e demokracisë për gati 15 vite rresht, puna ka qenë tepër e madhe deri në momentin që konfeskohet do të futeshin në treg nga jashtë.…

Read More

Për votuesit e Fredi Belerit!Dëgjova se po këndohej greqisht nga gëzimi për fitoren e Fred Grekut! Nuk e di cilën këngë ekzaktësisht, por më lejoni t´ju jap ndonjë sugjerim.Ushtria greke motivohet duke kënduar një tekst ku thotë se zorrët e shqiptarëve do ti bëjë lidhëse këpucësh. Komandantët grekë këndojnë: Maleve pa bukë e ujë, do të pimë gjak shqiptari dhe turku. Mendojini se ndoshta do ju duhen në repertor për këngët e fitores!Po vetë Fredi me mikrofon në dorë që përshëndet greqisht në trojet shqiptare është në dijeni se policia greke torturon dhe vret shqiptarë dhe as nuk denjon të…

Read More

Exit-poll-et flasin për një fitore të qartë dhe të gjerë të Demokracisë së Re ndaj SYRIZA-s, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë Greqinë në orën 19 të së dielës.Exit poll-i i përbashkët i miratuar nga të gjitha kompanitë e sondazheve dhe të gjitha stacionet televizive tregon se epërsia e ND ndaj SYRIZA- s mund të arrijë në 11 pikë përqindje në zgjedhje.Sipas exit poll-it të përbashkët, Demokracia e Re pritet të marrë nga 36% deri në 40%. SYRIZA nga 25% në 29% që me të dhënat e kësaj ore duket të jetë përqindja maksimale për partinë…

Read More