Author: Kolibri 5
Atë që e artikuloi shpesh në fushatë elektorale Kryebashkiaku i Korçës tashmë e ka konkretizuar me një takim mes atyre që pritet ti japin jetë resortit dimëror turistik më Korçë. Një projekt i cili sipas Sotiraq Filos do ti hapë Korçës një tjetër kapitull në zhvillimin e turizmit dimëror Së bashku me Presidentin e KOKSH Fidel Yllin, Presidentin e Federatës Shqiptare të Skive Elvis Toçin dhe Peter Schröcksnadel Presidentin legjendar të Federatës Austriake të Skive e një prej investitorëve dhe menaxherëve më të njohur të resorteve të skive në Europë, pasi fluturuam mbi disa prej zonave me potencial u ndalëm…
Korça Alpin dhe Discover Pogradec vazhdojnë promovimin e përnashkët të rajonit juglindor. Atë që institucionet e artikulojnë prej vitesh si projekt për 1 paketë të përbashkët turistike rajonale, organizatat e bëjnë prej kohësh. Pas Gurit të Kamjes, Liqeneve të Lukovës tashmë itinerari i radhës është zona e Trebinjës në Mokër. Më shumë se 70 të apasionuar pas natyrës nga Korça, Pogradeci dhe Librazhdi i drejtohen të dielën kësaj zone për të vizituar nga afër siter natyrore dhe kulturore. Ndërsa institucionet flasin me letra, të apasionuarit ecin përpara.E diel, 21 Maj, do të vizitojmë Krahinën e Mokrës së Sipërme.📌Përshkrimi:Itinerari do të…
E deklaroi që në fushatë se ky mandat do të jetë i Pogradecit dhe po ndodh. Kryeministri Rama ka postuar punimet që po realizohen për shëtitoren e Tushemishtit e cila përfundon së shpejti dhe që pritet të jetë një nga atraksionet më të rëndësishme në rajon. 👷♀️👷🏼 🧱 🏗️Kantieri i madh i Shëtitores dhe Unazës së Tushemishtit, ku një tjetër nga xhevahiret e natyrës shqiptare po vihet në dispozicion të turizmit dhe ekonomisë, me një projekt që nis nga ura e Drilonit, kalon në burimet e Zagorçanit e arrin në pikën doganore të Tushemishtit😍Kjo ndërhyrje, brenda harkut kohor të 12…
Ashtu si zonat bregdetare edhe qyteti liqenor i Pogradecit, po përgatitet për një sezon turistik që shpresohet të jetë më i mirë se ato paraardhës. Dhe kjo shpresë ka lindur nga prenotimet dhe rezervimet e shumta që kanë marrë hotelet në Pogradec.Gatimet tradicionale, tava e koranit por edhe ndërthurja e kuzhinës vendase me atë moderne, shikohen si një tjetër motiv që tërheq vizitorët në Pogradec. Nga ana tjetër bashkia ka nisur përgatitjet me synimin që kush viziton Pogradecin të qëndrojë sa më gjatë edhe pse nuk ka det.Për këtë sezon veror janë parashikuar edhe organizimi i disa eventeve ndërkombëtare me…
Kur shumë pak ditë na ndajnë nga çelja e sezonit turistik në Pogradec, prania e qenve endacakë është një shqetësim real për banorët e qytetit por edhe vizitorët. Edhe pse shumica prej tyre janë të sterilizuar sërish agresiviteti ndaj qytetarëve nuk mungon në zonat ku ata qëndrojnë. Një qytetare shprehet:” Ndihem shumë e rrezikuar pasi të sulen kur se pret, një mbesën time para disa kohësh e sulmuan por deshi zonti dhe shpëtoi vetëm me grisje të pantallonave”. Ndërsa një tjetër qytetar thotë; “Janë shqetësues sigurisht nuk mund të vriten, por ama mund të geumbullohen dhe sterilizohen sipas ligjit, pasi…
🔷️ Po ecën me ritme shumë të mira zbatimi i projektit të “Shëtitores së Tushemisht nga ura e Drilonit deri në pikën doganore të Tushemishtit” dhe i “Unazës së Tushemishtit” që fillon nga ura e Drilonit dhe kalon nga burimet e Zagorçanit për të përfunduar në pikën doganore. 🔷️ Të dyja këto projekte që kapin vlerën 10 milionë $, janë të financuara nga qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Realizimi i këtyre ndërhyrjeve brenda harkut kohor të 12 muajve e transformon me standardin e duhur të gjithë infrastrukturën e kësaj zone. ✅ ️Ashtu si edhe Kryeministri e ka shprehur,…
80 vjet më parë, më 17 maj 1943, në fshatin Pleshtisht të Mokrës u krijua “Batalioni Partizan i Mokrës”. Të gjitha çetat të cilat operonin në zonën e Mokrës u inkuadruan në këtë batalionin, komandant i së cilit u caktua akademisti ushtarak, Hero i Popullit, Reshit Çollaku.Ideal i luftës për liri pulsoi që me krijimin “Çetës partizane të Mokrës” me njësitë partizane që vepronin në disa fshatra si: Njësiti partizan i fshatit Pleshisht, Çezmës së Madhe, Kalivaçit si dhe ai i Mokrës së Poshtme me komandant Liko Gjona.Batalioni i Mokrës i komanduar me mjeshtëri nga Rreshit Çollaku, filloi veprimet luftarake…
Një ngjarje makabër është regjistruar në Elbasan, ku një 55-vjecar ka vrarë me sëpatë kunatën e tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth. Burri ka qëlluar me sëpatë motrën e grua së tij dhe më pas me duart e lyera me gjak ka tentuar që të arratiset me shpejtësi, por kjo përpjekje e tij ka dështuar. Ai është vënë në prangat e policisë, e ndërsa viktimë e kësaj tragjedie ka mbetur A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth. Ajo u dërgua në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Sëpata është…
Dikur e konsideruar si një qytezë, me pallate dhe me disa qindra persona të punësuar në minierë dhe bujqësi, sot Mollasit në Kolonjë i ka mbetur vetëm emri i njëjtë me atë të dikurshmin. Të moshuarit që kanë mbetur tregojnë për Mollasin e dikurshëm dhe atë që po jetojnë tani. “Kam këtu që në 1974. Këto pallate kanë qenë plot. Ne 3 familje jemi tani. Kam punuar në minierë 15 vjet. Këtu ishte lule, tani sikur ka rënë bomba”, shprehen banorët. Pasojat e këtij shpopullimi po japin efekte edhe te brezi i ri dhe mbyllja e shkollave, ç’ka nuk lë…
Pasi kanë përfunduar numërimet e votave për Këshilltarët që do jenë pjesë e Këshillit Bashkiak Pogradec 2023-2027, ka rezultuar se opozita ka marrë një rezultat shumë të ulët, mw tw ultin nw 30 vite pluralizwm, e për pasojë edhe një numër shumë të vogël mandatesh. Nëse në fushatë artikulohej se do të merreshin të paktën 10 mandate në këshill, rezultoi se arritën të marrin vetëm 5. Kjo tregon se liderwt e partrive politike të opozitës nuk kanë arritur dot jovetëm të japin alternativën e duhur për kandidatin që ishte për kryetar bashkie, por nga ana tjetër votuesi nuk i sheh…

