Author: Kolibri 5

Përulësisht falenderues për 17 996 votuesit e mi🙏 Më lejoni që nëpërmjet këtij mesazhi të shkurtër të falënderoj personalisht secilin prej Jush për mbështetjen e kandidaturës sime. Kjo mbështetje kaq e madhe për mua dhe ekipin tim përkthehet në obligim dhe përgjegjësi të madhe kundrejt Jush. Mbështetja Juaj na jep më shumë forcë për të vënë në jetë projektet tona për Pogradecin dhe njësitë administrative. Unë dhe ekipi im, u qëndrojmë pikë për pikë të gjitha zotimeve që kemi marrë në këtë fushatë elektorale. Fakti që ne fituam në sajë të kësaj mbështetjeje, tregon se kishim programin e duhur për…

Read More

Pas 27 vitesh u kthye në Pogradec, më saktë në zonën e tij të lindjes në Buçimas dhe u bë pjesë e garës për të drejtuar bashkinë e Pogradecit. Në fakt ka shumë personazhe që pas shumë vitesh që i janë larguar zonës së tyre, rikthehen një ditë të bukur dhe duan të marrin pak nga nektari i bukurisë së Pogradecit. Por duket se kur nuk e arrijnë dot atë thjeshtë ikin. Ikin! Kështu duket të ketë ndodhur edhe me kandidatin e BF Zini Tollozhina. Pasiqë për më shumë se 30 ditë me rradhë i’u trokiti në derë pogradecarëve, mokrarëve…

Read More

Peizazhet katërstinore të liqenit, hijëshia e malit të Thatë, barkat valëzonjëse, natyra e bukur gjithandej rreth qytetit të Pogradecit, jeta qytetare asokohe, nuk do të na vinin sot pa Misto Cicin. Përveç natyrës në objektivin e tij janë fokusuar momente të ndryshme historike dhe kulturore të qytetit si trupa amatore e teatrit, vizita e Fan Nolit në Pogradec, momentet e pushtimit dhe çlirimit të qytetit gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe shumë ngjarje dhe dëshmi fiksuar në celuloid për brezat që do të vijnë. Me mjeshtërinë dhe talentin e Misto Cicit nuk duhet të mburret vetëm Pogradeci, pasi Mistoja…

Read More

Mirënjohje🌹 Sot kemi përmbyllur 30 ditë intesive të një fushate elektorale të qetë dhe mjaft qytetare. Kam takuar me qindra dhe mijra prej jush, duke ju parë në sy, për të folur mbi punën që unë dhe stafi im kemi bërë në këtë mandat të parë. Kemi arritur që Pogradecin në këto 4 vite ta futim në shinat e zhvillimit të pandalshëm dhe ajo ku synojmë të shkojmë është kapërcimi i kësaj faze për të qenë një qytet tërësisht i zhvilluar. Përtej vështirësive nga termeti dhe pandemia që ngadalësuan investimet e projekteve, jam krenar të them sot se kemi bërë…

Read More

Kryetari i Bashkisë dhe njëkohsisht kandidat për një mandat tjetër të dielën Ilir Xhakolli ka bërë publik projektin se si do të rijetëzohet Kalaja e Pogradecit së shpejti. Xhakolli tha se fimancimi është siguruar me fondet e BE dhe se bashkia do të fillojl asfaltimin e rrugës. Në fotogaleri shihni disa prej imazheve se si do të duket kjo zonë turistike e rijetëzuar. “Pogradeci, një qytet i vogël me një kështjellë”Kështu do të shkruante në librin “Udhëtime në Epir, Shqipëri, Maqedoni dhe Thesali” konsulli francez François Pouqueville gjatë udhëtimeve në Shqipëri në vitet 1806-1815.Rijetëzimi i Kalasë së Pogradecit në destinacion…

Read More

Në një dalje televizive që ka bërë më televizionin e Pogradecit, kandidati i PD Zini Tollozhina ka thënë se pasi ai të marrë drejtimin e bashkisë do iu servirë organeve ligjzbatuese të gjitha shkeljet që sipas tij kryetari aktual i bashkisë dhe drejtorët e tij bashkë me administratën kanë bërë. Por Zini Tollozhina teksa ka artikualuar këto akuza në ajër, nuk ka nxjerrë asnjë dokument që ta vërtetojë këtë gjë duke lënë të kuptohet se po luan bllofin për të arritur disa vota më tepër. Tollozhina shkoi më tej kur tha se administratës po i bëhet presion, por edhe në…

Read More

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Pogradec, Ilir Xhakolli ka shpalosur objektivin dhe “ofertën” politike për zgjedhjet e 14 majit.Ai iu përgjigj interesit të Kolibri.al rreth platformës elektorale. Kush është Ilir Xhakolli dhe pse zgjodhët të garoni për kryetar bashkie?Kam lindur në Pogradec, më 25 shtator 1962. Pasi përfundva shkollën e mesme pranëgjimnazit “Muharem Çollaku” në qytetin e Pogradecit, ndoqa studimet e larta nëUniversitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë. Pas përfundimit tëstudimeve kam ushtruar funksionin e Kryetarit të Kontrollit dhe Shef Finance nëNdërmarrjen Tregëtare Pogradec si edhe Zv/Shef i Seksionit të Tregëtisë në KomitetinEkzekutiv të Rrethit Pogradec. Më pas…

Read More

Komuniteti maqedonas që jeton dhe punon në Pogradec është pozicionuar në krah të kandidatit të PS Ilir Xhakolli në këto zgjedhje. Sipas tyre është ky bashkim nuk ka të bëjë me politikën por me njeriun të cilin përfaqëson Xhakolli, vëmendja e të cilit nuk ka munguar edhe për këtë komunitet. 📍Komuniteti Maqedonas krah nesh! Pata kënaqësinë të bisedoja dhe ndaja programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme me ta, diskutuam çfarë kemi bërë dhe çfarë mund të bëjmë më mirë për të ardhmen tonë të përbashkët. Falenderues edhe për Kryetarin e Partisë Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski -…

Read More

☑️Bashkia e Devollit në vitet e fundit ka përfituar mbështetje të rëndësishme nga qeveria Rama dhe financime të huaja, për realizimin e ndërhyrjeve të rëndësishme në fushën e infrastruktrës rrugore, siç janë segmentet e rikonstruktuara rrugore për në fshatrat Qytezë, Sinicë e Arrzë, rruga Vernik-Bilisht, të cilat ndihmojnë për shfrytëzimin produktiv të potencialeve që ka kjo zonë sa i takon agroturizmit dhe turizmit të natyrës. Gjithashtu, investime të rëndësishme janë realizuar edhe në infrastrukturën arsimore, kulturore dhe atë sociale, siç është shkolla 9-vjeçare “Dritëro Agolli”, shkolla “Nesim Kaçani” në Miras, projekti në zbatim për shkollën fillore “Myrteza Sala” të qytetit,…

Read More