Author: Kolibri 5

45 mijë lekë do të jetë paga minimale në muajin prill të vitit 2025, u shpreh kryeministri Edi Rama, duke folur për synimin e qeverisë për rritjen e pagave. “Në prill 25 do të jemi në 45 mijë lekë dhe nuk do ta mbyllim detyrën pa e çuar në 60 mijë lekë dhe pa e çuar pagën mesatare në 950 euro. Të ardhurat për frymë do t’i çojmë patjetër në 10 mijë euro. Nuk jemi akoma aty ku duhet”, tha Rama, ndërsa shtoi se “do të vazhdojmë të mos lëmë rast pa i shpërblyer pensionistët”.Nga Pogradeci, ku prezantoi kandidatin Ilir Xhakolli,…

Read More

Mbyllet zyrtarisht Gjykata e shkallës së parë të këtij qyteti. Të gjitha dosjet në gjykim që arrijnë një numër prej 600 të tillash transferohen në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Sipas avokatit Endri Çela kjo mbyllje ka rritur kostot e qytetarëve prej disa javësh tashmë. Nga ana tjetër edhe 20 avokatë në Pogradec po mendojnë zhvendosjen nga ky qytet pa gjykatë. Mbyllja e kësaj gjykate ndodhi si pasojë e reformës së re të gjyqësorit e cila në qarkun Korçë ka mbyllur gjykatën e apelit, atë civile Gjykatën e Pogradecit, Prokurorinë dhe Shërbimin e Provës të këtij qyteti.

Read More

Kolibri.al sjell një koleksion të rrallë fotosh, të viteve  ’80 të qytetit Pogradecit që shtrihet në bregun e liqenit të Ohrit. Fotot i përkasin një periudhës së viteve 30 – 40 ku spikat pamja e liqenit dhe bukuritë  natyrore që identifikojnë qytetin e Pogradecit.Fotot janë të fiksuara nga aparati i mjeshtrit korçar Kristaq Sotiri dhe cilësohen një aset i veçantë nga koleksioni i këtij fotografi. Kristaq Sotiru ashtu si piktori korçar Vangjush Mio ka qenë i dashuruar me panoramën e Pogradecit.

Read More

Të bësh politikë, pse jo në shumë raste edhe duke marrë përsipër zotime që nuk i mban dot është normale në kohët e sotme. Të flasësh gjithashtu për fëmijët, të ardhmen e tyre dhe vizionin që ti ke për ta edhe kjo është e pranueshme. Por të përdorësh fëmijët për numra në fushatë dhe për më tepër në ambjent lokali këtë mund ta bënte vetëm kandidati i djathtë i opozitës së foltores në Pogradec, Ziniu. Në fakt në çdo krah politik ne kemi parë që fëmijët i përdorin për foto në fushatë, gjë e cila sigurisht duhet ndaluar. Por ama…

Read More

📍Vëmendje maksimale për sportet! Përveçse kemi objektiv kryesor rikthimin e Pogradecit në kategorinë e I-rë dhe më pas në superiore ne kemi nisur projekte të cilat do ti shërbejnë të rinjve të merren me sporte të ndryshme. Diskutuam me veteranë të sportit dhe ekipet tona vizionin tonë. ●Pallati i Sportit “Arefi Berberi” po rinkostruktohet, së shpejti do të jetë me ambjente të reja për shumësportëshin. ●Kemi gati projektin e “Kompleksit Olimpik” me fusha tenisi, basketbolli, volejbolli, palestër në natyrë dhe pishinë olimpike tek zona e vilave, për të cilën do sigurojmë financimin në qeveri. ●Kemi projektuar 4 fusha sportive të…

Read More

Shqiptarët e Kosovës mbeten më besnikët e qytetit liqenor. Pothuajse çdo fundjavl janë dhjetra autobusë të angjesive turistike të Kosovës të cilat si desninacion kryesor kanë Pogradecin. Nëse bën një vëzhgim të thjeshtë në hotelet më të mëdha të qytetit do shohësh qartë se targa që mbizotëron është ajo e Kosovës. Të rinj dhe mosha më të mëdha janë mjaft të apasionuar pas këtij qyteti, natyrës, qetësisë por edhe bukurive që ai ofron. Ata vizitojnë disa zona që janë përgjatë vijës liqenore si Lini, Bazilikën, Drilonin, Tushemishtin apo edhe lagjet historike të qytetit. Njëkohësisht një nga të preferuara e tyre…

Read More

Kryetari i Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e pallatit të lojrave me dorë “Arefi Berberi” Ky investim mjaft i nevojshëm në këtë pallat është një bashkëfiancim me Ministrinë e Sporteve. Puna në këto ambjente përfshin shtesa katesh dhe hapsira stërvitjeje për volejboll, basketboll, kung fu, shah dhe sporte të tjera. Deri më tani punimet kanë kaluar më shumë se 75 përqind. Pallati i sportit nga 1 kat shtohet edhe me 2 kate të tjera si edhe bashkohet me palestrën e Gjimnazit “Muharrem Çollaku. Me ambjentet e reja shumësportëshit i jepet mundësia që të ofrojë gjithçka që…

Read More

Aksi Lin Pogradec është një nga rrugët më panoramike në Shqipërri dhe rajon për nga pamja që të ofron gjatë kohës që e përshkruan atë me makinë apo edhe me biçikletë. Krahas investimit të kësaj rruge dhe ndriçimit rrugor natë, një element interesant në hapjen e saj ishte edhe mbjellja e qindra fidanëve të llojit pishë, si një element plotësues për gjithçka çfarë ofron ky aks rrugor. Mirpo kur nuk kanë kaluar shumë vite nga përfundimi i investimit, pishat po dëmtohen masivisht. Një pjesë e tyre janë tharë si pasojë e mungesës së përkujdesjes ndërsa një pjesë e madhe janë…

Read More

Ministrja Olta Xhaçka njëkohsisht edhe e deleguar për zgjedhjet në Pogradec bashkë me kryebashkiakun Ilir Xhakolli janë ndalur në një nga bizneset e reja të Pogradecit në fushën e shërbimit. Teksa kanë vënë në dukje se biznesi i shërbimit po rritet ndjeshëm në Pogradec, ata bëjnë thirrje se çdokush duhet të vijë dhe të provojë gatimet e The Change në këtë qytet. 📍#TheChange, modeli i shërbimit në Pogradec Apostoli ka zgjedhur Shqipërinë 🇦🇱!27 vjeçari duarartë 3 vjet më parë la Greqinë për të ngritur biznesin e tij në qytetin e lindjes Pogradecin, duke sjellë eksperiencën e duhur shërbimit për klientët.Investoi…

Read More

Jo vetëm gratë janë pre e dhunës nga burrat, por tashmë ky fenomen po përhapet edhe anasjelltas. Rastet e burrave të dhunuar kanë qenë evidentë por kohët e fundit po shtohen edhe më tepër. Në më të shumtën e rasteve dhuna ndaj burrave nuk denoncohet, kjo për shkak të sikletit që kanë burrat në rrethin shoqëror, por ka edhe nga ata burra që nuk e kanë duruar dot më dhunën nga gratë e tyre. Arbi Basho, Koordinator Vendor Kundër Dhunës në Familje dhe barazisë Gjinore, pranë bashkisë Pogradec, bën me dije për Kolibri.al se në Pogradec ka raste të dhunës…

Read More