Author: Kolibri 5
Nga Pogradeci ku u mbyll edhe fushata elektorale për zgjedhjet e të dielës kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zini Tollozhina ka sfiduar me një debat televiziv kundërshtarin e tij Ilir Xhakolli. Teksa në fjalën e tij para simpatizantëve demokratë të Pogradecit ka shpalosur pikat e programit të tij, Tollozhina tha se është i gatshëm të përballet në televizonin lokal apo çdo televizion tjetër me kundërshtarin e tij politik. Ndër të tjera Tollozhina ka thënë se do të bëjë të mundur nxjerrjen e Pogradecit nga “errësira” dhe nepotizmi që sipas Tollozhinës e ka kapluar këtë qytet. Tollozhina ka premtuar investime në…
Përdorën facebook-un e Bashkisë për fushatë elektorale, KAS gjobit me 100 mijë lekë 15 kryebashkiak të PS, “fal” 5 të tjerëKomisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi pranimin e kërkesën të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të gjobitur kryebashkiakët që kanë bërë fushatë nëpërmjet rrjeteve sociale të Bashkisë. Sipas vendimit të KAS, gjoba u shumëfishua nga 3 mijë lekë që kërkoi Celibashi në 100 mijë lekë për 15 kryebashkiakë ku konstatoi shkeljet e pretenduara. Ndërsa për pesë kryetar bashkie të tjerë, vendosi rrëzimin e kërkesës. Kryebashkiakët e gjobitur: Arif Tafani Kryetar i Bashkisë Belsh Andi Salla Kryetar i Bashksë Cërrik Armando…
Fshati i Linit apo Gadishulli siç e quajnë ndryshe vitet e fundit po avitet që të zhvillojë ndjeshëm turizmin familjar, kjo edhe falë natyrë piktoreske që Zoti dhe natyra i ka falur këtij fshati. Por nëse deri dje banorët e tij nuk e shihnin si mundësi ekonomike turizmin, sot në fshat janë disa shtëpi të kthyera në bujtina që po konkurojnë bindshëm hotelet e Pogradecit.Por ashtu si banorët po investohen në turizëm familjar, bashkë me to lypset edhe nevoja për investime nga ana e qeverisë shqiptare.Lini është pjesë e 100 fshatrave turistikë, porse investimet që janë zbatuar në të janë…
Kryetari i Bashkisë Pogradec në një postim të tij në FB thotë se në 4 vjet i ka kthyer freskinë dhe ngjyrat Pogradecit. Xhakolli thekson se janë mbjellë 12 mijë e 200 trëndafila ndërsa fton qytetarët që të mbjellin të tillë në oborret e shtëpisë së tyre. Nga informacioni që Kolibri.al mori pranë bashkisë kjo e fundit tha se për qytetarët ofrohen falas trëndafila dhe lule. Mirëmëngjes🌹me 12 mijë trëndafilat e Pogradecit. Një nga punët e para që realizuam me aq shumë dashuri për qytetin ishte “Kopshti i Trëndafilave”. Me synim të qartë dhe të vetëm, t’i kthenim ngjyrat, hijeshinë…
Si sot, 56 vite më parë, ndërroi jetë Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) prozatori i shquar i letërsisë shqipe, tregimtari i rrëfenjave të moçme shqiptare. Krijues i prozës moderniste shqiptare e cila ndërtohej mbi një gjuhë të pasur dhe të kuruar bukur. Ekonomist dhe atdhetar i vyer i cili vuri në piedestal interesat e vendit ashtu si edhe shkruhet në amanetin e përcjellë për pasardhësit edhe bashkëkombasit e tij: “… ta doni vendin dhe gjuhën gjer në vuajtje”. #mitrushkuteli
Në prag të sezonit veror të këtij viti duket se Pogradeci është i vendosur në Top listën e qyteteve që ka kërkesa të larta për tu vizituar nga të huajt. Së fundmi Drjetori i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, Turizmit dhe Rinisë në bashkinë e Pogradecit Ledjan Zeqollari ka shpëndarë lajmin se një agjensi turistike greke “Travel Tales” do të sjellë këtë sezonë mbi 3 mijë turistë gjermanë për të vizituar Pogradecin dhe zonat e tij historike. Në Lin Me Giannis Panos (në mes) menaxheri i përgjithshëm i agjencisë turistike greke “Travel Tales”, i cili në bashkëpunim me turoperatorët vendas, ka…
Kryetari i Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli i shoqëruar nga administratori i njësisë Alfons Olldashi ka inspektuar punimet për rikonstruksionin total të shkollës së Buçimasit, punime të cilat pritet të mbyllen në muajin qershor për të nisur viti arsimor me ambjente të reja. Viti i ardhshëm ardhshëm arsimor në shkollën e Buçimasit do të nisë me kushte dhe standarde bashkëkohore. ●Sistem kapot●Rrjet i ri elektrik dhe hidraulik●Palestër e re●Shtesë godine për shkollën 9 vjeçare●Fusha sportive dhe hapsira të reja për nxënësit.●Klasa dhe salla të reja●Laboratorë Ky është modeli që do të ndjekim për çdo godinë arsimore pasi investimi në arsim është…
Nuk janë pamje të zonave të luftës në lindje të Evropës. Këto pamje, të ngjashme si ato të pasojave të bombardimeve janë në fshatin Roshanj të Korçës. Këto dy familje përbëhen vetëm nga 5 persona, nga të paktën 150 që ka pasur fshati dikur. Ato që kanë mbetur tregojnë arsyet e kësaj braktisje masive.“Janë larguar nga kushtet, nuk ka rrugë, nuk ka ujë. Kanë qenë 30 familje para 20 vjetësh kur kam ardhur nuse, sot janë vetëm 2. Shtëpitë kanë rënë komplet”, tregon një nga banoret.“Mungojnë ujë rrugë. Jetoj vetëm me vëllain dhe mamanë. Jemi vetëm 5 banorë. Unë merrem…
Nga Korça Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e përqendroi fokusin në zhvillimin ekonomik. Ai deklaroi se është i vetmi qytet që ka dy kryetarë bashkie, njërin në Tiranë dhe tjetrin në Korçë, dhe me mbështetjen që ka kandidati nuk flitet për garën.Ndër të tjera kryetari i Partisë Socialiste tregoi se Korça ka pasur një zhvillimin më të lartë ekonomik vitet e fundit, pas Tiranës. “Korça është i vetmi vend në Shqipëri që ka dy kryetarë bashkie, një këtu dhe një në Tiranë. Me sa duket Korça, Nikos është një hall që do ti dalë bashkë…
Nga Pogradeci ku kërkoi votëbesimin për mandatim e dytë të Ilir Xhakollit, Kryeministri i vendit Edi Rama tha se Pogradeci ka hyrë në rrugën e tramsformimit rrënjësor dhe si i till nuk ka kohë as të kthehet mbrapa dhe as të ndalet. Ai tha ndër të tjera se ky mandat do jetë tërësisht i Pogradecit i cili do të ketë fokus më të madh nga qeveria për mbështetjen e projekteve në infrastrukturë dhe jo vetëm. Rama tha se qeveria i ka një borxh të madh Mokrës dhe Gorës të cilat edhe pse me potenciale të mëdha për agroturizmit nuk është…

