Author: Kolibri 5
Pas koranit, mjelma është një prej karakteristikave kryesore që identifikon Liqenin e Pogradecit dhe pikat turistike pranë tij. Ky lloj shpendi mjaft i veçantë mund të gjendet në disa zona të Shqipërisë por sipas specialistëve ato folenizojnë vetëm në Pogradec. Më e veçanta tek mjelmat është se në jetën e tyre 15-vjeçare ato çiftëzohen vetëm një herë dhe nuk ndërrojnë partner, pra kanë një dashuri të përjetshme. Dhe nëse ndonjëri prej partnerëve vdes apo largohet në një vend tjetër, partneri ose partnerja që mbetet është e destinuar të vdesë. Besnik Blacëri ka vite që përkujdeset për mjelmat dhe shpendët e…
Kandidati i Partisë Socialistë Ilir Xhakolli zhvilloi një takim me artistët e Pogradecit të cilët veprojnë në fushën e pikturës, muzikës, letrave etj. Në diskutimin e bërë me ta Xhakolli ka përmendur disa prej projekteve që janë zbatuar në 4 vitet e kaluara në funksion të turizmit dhe artit si Odoeonin e qytetit, sheshin e trëndafilave deri tek program veror 100 ditë në Pogradec. Xhakolli theksoi se në 4 vitet e ardhshme duhet krijuar një grupim mes artistëve të cilët duhet të japin opinionin dhe mendimin e tyre në lidhje me projketet të cilat bashkia ka ideuar në vazhdimësi. Projekti…
Policia e Pogradecit ka mundur të vërë në pranga një 30 vjecar me rrezikshmëri të lartë në Pogradec. Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë Mario Xhangoli i cili disa ditë më parë ka përplasur dhe dëmtuar mjetet e dy shtetasve të tjerë nga Pogradeci me të cilët ka një konflikt të mëhershëm. Përplasja mes grupeve e ndodhur disa ditë më parë pas një tjetër përplasje që ata patën në qytetin e Elbasanit. Pogradec Finalizohet operacioni policor i koduar “Ëanted”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për dy ngjarje të ndodhura muajt e fundit, në Pogradec.…
Pogradeci përtej famës që ka si një qytet turistik, me bukuri natyrore dhe i lakmuar për turistët vendas dhe të huaj, mund të konsiderohet edhe si një qytet që ka ndër nivelet me të larta të papunësisë në vend. Nga të dhënat zyrtare të institucioneve lokale rezulton se në Bashkinë e Pogradecit, niveli i papunësisë përllogaritet minimalisht në masën 15 për qind të numrit të personave të aftë për punë. Gjithashtu, Pogradeci renditet bashkia e parë për numrin më të lartë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike në gjithë qarkun e Korçës. Institucionet lokale nuk janë në gjendje të…
Piktori i merituar pogradecar Anastas Kostandini ka sjellë në një ekspozitë Pogradecin ashtu si ai e shikon. Qyteti” i Tasos si muzikë, arkitekturë dhe si pikturë janë format dhe elementët që Taso ka ndërthurur në këtë ekspozitë, elementë me të cilat ai mediton gjatë gjithë kohës. Nuk heziton ta krahasojë Pogradecin me Parisin, jo vetëm që nga shkronja e parë e emrave por edhe format arkitekturore që ai i krahason mes dy qyteteve nga kujtimet e kohës studentore. Taso është nga ai brez piktorësh që gjithmonë e ka kritikuar urbanizimin modern dhe gjithmonë në ekspozitat e tij e sjell Pogradecin…
Kandidati i PS për Bashkinë e Pogradecit Ilir Xhakolli ka zhvilluar një takim me operatorët turistikë të këtij qyteti. Xhakolli iu ka kërkuar atyre mbështetjen në 14 Maj në mënyrë që të vijojë tramsformimi Pogradecit dhe zhvillimi i turizmit. 📍Me operatorët turistikë, për të çuar më lart zhvillimin e turizmit në Pogradec. Kur mora drejtimin e Bashkisë Pogradec u zotova që Pogradeci nuk do operonte vetëm në turizëm klasik(liqenor) por do punonim fort për ta shtrirë edhe më gjerë. Hodhëm hapa të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit kulturor e historik, por vëmendje të shtuar i kushtuam edhe atij malor. Sot…

