Author: Kolibri 5
Të paktën 22 persona thuhet se janë vrarë pas të shtënave në shtetin amerikan të Maine, ndërsa autori i dyshuar – një instruktor i armëve të zjarrit – është ende i lirë. Autoritetet në Lewiston paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë brenda me dyer të mbyllura. Një burim policor i tha NBC News se të paktën 22 persona janë vrarë dhe rreth 50-60 të plagosur, gjë që do ta bënte ngjarjen si më vdekjeprurësen në SHBA këtë vit. Policia ka publikuar imazhet e një burri me një pushkë të stilit ushtarak në një rrugicë dhe tha se ata po kërkojnë për Robert…
Peshëngritësi korçar Laert Mero dhe trajneri Olsi Xurre nderojnë Shqipërinë në “Open Bosnja 2023”. Peshëngritësi korçar, Laert Mero ka fituar medaljen e artë në të dy stilet. Në peshën 55 kg Mero u rendit i pari me 80 kg dhe 102 kg në të dy stilet, duke fituar medaljen e artë.
Amerika “kalon” nga Korça, të gjjthë e mbushin këtu llotarinë Prej disa ditësh është hapur programi i aplikimeve online për Lotarinë Amerikane. Tashmë dihet ashtu si korçarët kanë qenë të hershëm në tokën e premtuar edhe aplikimet më të mëdha bëhen nga ky qytet. Këtu përfshihen jovetëm korçarët por edhe nga qytetarë të qyteteve të tjera të vendit. Nëse do pyesësh dikë se ku do e mbushësh lotarinë, do të të thotë në Korçë. Është e pamundur ti ndash në shifra se sa aplikime mbushen nga Korça, por janë me mijra edhe ata që e kanë një punë të…
Duket si hyrja në haurin e bagëtive, por në fakt është banesa e familjes Metolli në fshatin Dobranj në bashkinë e Devollit. Çifti i bashkëshortëve, së bashku me dy fëmijët minoren, janë të detyruar të strehohen në një banesë të dëmtuar nga tërmeti që në vitin 2019. Premtimet e bashkisë të paktën për ta bërë sadopak të banueshme këtë banesë, nuk u mbajtën. Ashtu sikurse edhe punimet për t’i riparuar tualetin, mbetën në mes. Kryefamiljarin nuk e gjetëm në banesë pasi del çdo ditë me shpresë për të kapur ndonjë punë që të ushqejë fëmijët. Edhe pse më pakicë, dreka…
KrIshte ish ministrja e arsimit Evis Kushi ajo që lajmëroi se për studentët e regjistruar në degët prioritare do të kishte një mbështetje financiare nga qeveria shqiptare, një pagë e cila pritej të shkonte deri në 400 mijë lek te vjetra. Por çfarë do të ndodh realisht? Burime për Kolibri.al bëjnë me dije se jo gjithë studentët e regjistruar në deget prioritare si bujqësia, ekonomiku e të tjerë do të marrin pagesë por do të vendoset një kuotë bursash, të cilat do të përfitohen vetëm nga studentët më të mirë të universitetit. Kjo synon të rritë nivelin…
Sot, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit akademik në Universitetin e Korçës. Në fjalën e tij, Peleshi theksoi se Universiteti Fan S. Noli është një çështje strategjike për të gjithë qytetin dhe rajonin e Korçës. “Universiteti duhet të jetë një forcë e përhershme përmirësuese në zhvillimin e qytetit dhe rajonit tonë. Asnjë investim në Korçë nuk ka kuptim nëse institucioni ynë i dijes nuk rritet dhe nuk reformohet në përputhje me tregun rajonal dhe global. Ne jemi në epokën e ekonomisë së dijes, ku institucionet e dijes janë zemra e zhvillimit,” tha Peleshi.…
Dy programe studimi në universitetin e Korçës rrezikojnë të pezullohen. Bëhet fjalë për degën filozofi – sociologji dhe ekonomiks ndërkohë që dhe programet e matematikës, fizikës dhe informatikës për shkak të numrit të pakët të studentëve të regjistruar do të jenë objekt i mbledhjes së senatit akademik, aty ku do të vendoset pezullimi apo jo i këtyre programeve . Një gjë e tillë është bërë me dije nga rektori i këtij universiteti Dhimitër Bello, i cili nga ana tjetër thotë se ky vit akademik ndryshe nga viti i kaluar ka pasur regjistrime më të shumta maturantesh kryesisht në programet e…
Ilir Xhakolli ish deputeti dhe kryetar i Bashkisë Pogradec prej 4 vitesh e pak muaj feston këtë të hënë 61 vjetorin e lindjes. Njeriu që prej 4 vitesh po përpiqet me mish dhe shpirt ti japë Pogradecit vëmendjen e merituar në investime, “Arkitekti” financier i cili ja doli që në 4 vjet jovetëm të çojë në Pogradec investime sa 30 vjet të marra së bashku, por ja doli që të 4 fishojë edhe numrin e pushuesëve dhe vizitorëve në qytetin liqenor. Falë vizionit të tij dhe dëshirës për ta ngritur qytetin në nivel edhe më të lartë në drejtim…
Një ngjarje e rëndë raportohet sërish në veri të Kosovës, ku një polic thuhet se është vrarë. Lajmi konfirmohet nga vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili thekson se gjatë natës, në fshatin Banjska të Leposaviqit, është sulmuar policia e Kosovës, ku për pasojë ka humbur jetën një efektiv dhe është plagosur një tjetër Serbët vrasin ne kufi një polic kosovar, plagoset një tjetërTë dashur qytetarë, Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviqit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur. I vrari…
Skënderbeu nuk ia doli të vazhdonte “ëndrrën” e dy javëve të para edhe pse në fakt bardhekuqtë i bënë një start fantastik ndeshjes së sotme ndaj Tiranës, duke shënuar që në minutën e 2-të. Tirana ka përmbysur disavantazhin me tre gola të tjerë, një në fundin e pjesës së parë dhe dy të tjerët në pjesën e dytë. Një fitore trepikëshe për Tiranën dhe vjen humbja e parë për Skënderbeun, por në fund të fundit Skënderbeu me pak kujdes mund dhe duhet të kishte dalë me pikë nga kryeqyteti. Një humbje që aspak nuk duhet të demoralizojë Skënderbeun, pasi kampionati…