Author: Kolibri 5

Nga dita e sotme 49 trupa të shërbimit zjarrfikës të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe zjarrfikës të Korçës, Maliqit, Gjirokastrës dhe Dropullit janë bërë pjesë e Shërbimeve Zjarrfikëse në Greqi, për shuarjen e zjarreve. Burime të siguruara thanë se 49 trupat e shërbimit zjarrfikës të vendit tonë sëbashku me 9 mjetet zjarrfikëse janë perfshirë në operacionin në zonën Aleksandropoli, aty ku ka dhe shërbime të tjera të Bashkimit Europian. Të njëjtat burime thanë se, zona është shumë e vështirë pasi siperfaqe të mëdha janë përfshirë nga vatra të shumta zjarri, të cilat të ndihmuara nga temperaturat shumë të larta përhapen…

Read More

Të tronditur dhe të shqetësuar për situatën e rëndë që Greqia fqinje po përjeton nga zjarret masive, të cilat nuk kanë kursyer as jetët e njerëzve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të kësaj tragjedie! Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes dhe nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka treguar gatishmërinë e menjëhershme pas kërkesës për ndihmë të dërguar nga Greqia në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.Një ekip me 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, më konkretisht, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull,…

Read More

Sistemi Europian i Mbrojtjes Civile i ka kthyer përgjigje Shqipërisë se Greqia nuk ma më nevojë për ndihma tokësore sa i takon situatës së zjarreve, pasi ato janë plotësuar nga vende e tjera të BE. Pas thirrjes për ndihmë Shqipëria ka ofruar ndihmën e saj me trupa tokësore, ku drejt shtetit helen ishin nisur zjarrfikëse nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana, të cilët për disa orë qëndruan në qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit. Vetem para pak minutash këto forca kanë marrë lajmërimin për t’u kthyer pas.Nuk përjashtohet mundësia e ofrimit të ndihmës nga ana e…

Read More

Këtë vit Mokra n’Fest do të ketë 2 momente të paharrueshme. Sipas komunikimin që kolibri.al pati me organizatorët festa do jetën 1 natë (18 Gusht) dhe 1 ditë në datën 19 Gusht 2023. Para se të lexoni detajet e festës, për ata që vijnë nga Tirana dhe Korça po ju tregojm edhe google maps për ta gjetur kollaj fare. Ura e Golikuthttps://maps.app.goo.gl/Naex88kwtBLCKKrg8 Çfarë ofrohet këtë vit? 📍Nis në 18 Gusht në mbrëmje ora 20⁰⁰, ku grupe të rinjsh nga Pogradeci, Korça, Librazhdi, fshatrat e Mokrës, Tirana, Rrogozhina etj do të kalojnë natën pranë urës së Golikut me çadra kampingu. Do…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnate sonte në Korçë. Një mjet i llojit Golf është përplasur me një mjet tjetër (kantinë) e parkuar dhe di pasojë e përplasjes të dyja makinat janë përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje mbrriti zjarrfiksja e cila ka arritur të neutralizoje flakët dhe shuarjen e zjarrit. Mësohet se mjeti drejtohej nga një vajzë e cila ka arritur të dalë mga mjeti pa pësuar dëmtime.Ndërkohë policia mbrriti në vendngjarje dhe nisi hetimet, ashtu si do të kryhet ekzaminim nëse vajza ka qenë nën efektin e alkoolit apo jo. Ngjarja ndodhi në rrugën kryesore midis…

Read More

E bërë tashmë traditë në Mokër të Pogradecit po bëhen përgatitjet për edicionin e 4-ët të “Mokra n’fest”. Një festë mbarëpopullore e cila bën bashkë mokrarët dhe jovetëm, pasi janë me qindra vizitorët që vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe i bashkohen kësaj feste. Por cili është qëllimi i saj? Organizatorët të cilët mbështeten fuqishëm nga Bashkia Pogradec thonë se qëllimi i saj është promovimi i vlerave më të mira mokrare, trashëgimisë kulturore, historike, natyrore, traditave, zakoneve, gatimeve dhe dollisë mokrare me 101 shëndete. Tashmë festa është bërë traditë dhe falë saj janë promovuar mjaft zona të mokrës…

Read More

Aktori i njohur Genci Fuga i është nënshtruar ditën e sotme një tjetër ndërhyrje në kokë. Burime për mediat bëjnë me dije se pak orë më parë aktori ndodhej në sallën e operimit ku do t’i bëhen edhe dy hapje të tjera në kokë, për shkarkimin e edemave.Lajmi se aktori i njohur Genci Fuga ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi pësoi goditje në tru, ka tronditur jo pak opinionin publik.Genci Fuga arriti të prek zemrat e shqiptarëve pak muaj më parë kur foli pa dorashka, për gjendjen ekonomike që po kalonte. Sipas aktorit, jo në pak raste kishte dështuar…

Read More

Mbrëmë me performancën e ansamblit “Prespa” në sheshin Goce Dellçev, në Pustec, u hap zyrtarisht edicioni i 16-të i festivalit “Vera Kulturore Maqedonase 2023”. Festivali mbështetet nga Bashkia e Pustecit dhe kryetari Pali Kolefski, Ministria e Kulturës e Maqedonisë, Diaspora e Bashkuar Maqedonase, Kromberg dhe Schubert dhe Bashkia e Velesit. Në ditën e parë të festivalit, para të pranishmëve u luajt shfaqja teatrale e ISHP Evropa e interpretuar nga aktorët e shquar të Shtipit. Festivali, i cili është shtytësi kryesor kulturor dhe promotori kulturor në Bashkine e Pustecit, i organizuar nga Shoqata SONCE dhe Edmond Sotir, këtë vit do të…

Read More

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj është shkarkuar nga Kyeministri Rama. Ende nuk dihen arsyet e këtij shkarkimi apo se kush do ta zëvendësojë, por emri pritet të publikohet në vazhdim. Kjo është lëvizja e radhës e Ramës pas zëvendësimit të Çuçit me Ballën. Burimi Albanianpost

Read More

Lojtari shqiptar Servet Kullolli që është grumbulluar me Kombëtaren Shqiptare A po merr vëmendjen mediatike. Mediat italjane flasin për lojtarin shqiptar Servet Kullolli 🇦🇱 i cili vetëm pak vite ka arritur në Serie B italiane. Skuadra e re e Servet Kullollit është Pisa Toscana Serie B. Skuadra e Pizës ka deklaruar kartonin në shitje rreth 4.500.000 milion euro të Servet Kullolli. Servet Kullolli do të marrë pjesë në Serien B italiane që është edhe hera e parë për të në një Kampionat Profesionist. Tashmë Shqipëria ka këtë vit një sulmues të ri mes të tjerëve si Broja, Uzuni tashmë edhe…

Read More