Author: Kolibri 5

Policia e shtetit vazhdimisht bën njoftime për persona të proceduar penalisht pasi drejtojnë mjetet në gjendje të dehur të cilët në shumë raste bëhen edhe shkak për aksidente serioze. Një rast i tillë është kostatuar nga patrulla e policisë edhe në Pogradec, ku një shtetas sipas burimeve i identifikuar si E. Hoxhallari si pasojë se drejonte mjetin nën avujt e alkoolit është aksidentuar në një nga lagjet kryesore të Pogradecit. Pasi policia ka shkuar në vendngjarje Hoxhallarit i është kërkuar të bëhet testi i alkoolit, por ky i fundit ka refuzuar ashtu sic ka kundërshtuar shoqërimin e tij në ambjentet…

Read More

Korça renditet si një ndër qarqet më të mëdha sa i përket prodhimeve bujqësore. Por edhe pse e tillë, fermerët nuk arrijnë të vjelin të ardhura të mjaftueshme që të mbajnë dhe shtojnë fermat e tyre, madje vitet e fundit nuk arrijnë as të nxjerrin shpenzimet e tyre. Edhe pse produktet bujqësore që ato prodhojnë shiten në treg me çmime shumë herë më të larta nga sa ua blejnë tregtarët. Kolibri.al bisedoi me dy nga fermerët më të mëdhenj të juglindjes, të cilët shprehen se si kanë situatën ekonomike. Ata tregojnë se në shumicën e rasteve malli mbetet stok dhe…

Read More

Për bukuritë dhe historinë që ka kjo zonë e Korçës, bën që ajo të renditet ndër fshatrat parësor për potencial turistik, duke qendruar përkrah me Voskopojën dhe Dardhën për nga resurset që trashëgon.I pozicionuar vetëm 20 km larg Korçës në jug-perëndim të saj, është i pasur me një relievi malor dhe me një klimë alpine të përshtatshme për një turizëm gjithëvjetor.Historiku dhe zhvillimi i tij Gjatë shek. XVII-XVIII Vithkuqi arriti një zhvillim të lartë ekonomik dhe kulturor, që e rëndiste atë krahas qendrave të tjera të dëgjuara si Voskopoja, Nikolica, Shipcka, etj. Dëshmi të këtij zhvillimi janë monumentet që ruhen…

Read More

Kryetari i Bashkisë Himarë përshkruan kushtet e paraburgimit të tij, pesëdhjetë ditë pas arrestimit dhe shpjegon se si u krijua komploti kundër tij. Nga Jani Soulioti Zoti Beleri, së pari si jeni, jeni i paraburgosur 50 ditë, cilat janë kushtet me të cilat jeni të përballur brenda në burg? Mik, jam 50 vjeç. Jo vetëm bashkëmoshatarët e mi por edhe ata më të mëdhenj, pjesëtarë të minoritetit etnik grek të Shqipërisë, u lindem dhe u rritem në sistemin diktatorial Hoxha. Për ne liria dhe të drejtat e njeriut nuk janë të vetëkuptueshme, siç ndodh me ju. Janë një betejë e…

Read More

Kryeministri Rama ka promovuar në rrjetet e tij sociale plazhet publike që ka krijuar bashkia e Pogradecit në funksiom të pushuesëve. Plot 7 plazhe publike dhe të pajsiur me çadra falas dhe gjithë elementët e sigurisë. Duket se këtë vit thithja e sa më shumë pushuesëve me oferta lehtësuese është rivaliteti më i madh i bashkive turistike të vendit. Postimi i KM

Read More

Korçë/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin e ndotjes akustike në të gjithë qarkun.Prishën qetësinë publike duke vendosur muzikë të lartë në ambientet e një lokali, procedohet penalisht pronari i lokalit dhe 3 muzikantë, të cilët ishin punësuar në mënyrë të paligjshme.Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim me Task Forcën si rezultat i kontrolleve gjatë natës, për parandalimin e shqetësimit të qytetarëve dhe pushuesve, nga ndotja akustike që është pasojë e muzikës së lartë në subjekte të ndryshme argëtimi, kanë konstatuar 1 rast të paligjshmërisë në këtë fushë.Konkretisht në një lokal në lagjen nr. 4,…

Read More

Bashkia e Pogradecit ka menduar këtë vit që të garantojë hapsirat dhe aksesin edhe për grupet shoqërore në nevojë siç janë Personat me Aftësi të Kufizuara. Në hyrje të plazhit të rërës është ndërtuar një pedanë druri e cila iu bën të mundur aksesin deri në brendësi të ujit të liqenit. Krahas pedanës janë vendosur edhe çadra me logon e PAK në mënyrë që qytetarët e tjerë të mos qëndrojnë aty.Sipas Xhakollit kjo është një risi e cila tregon vëmendjen e shtuar që Bashkia që ai drejton ka për kategori të ndryshme shoqërore. Postimi i bashkisë në FB Mirëmëngjes☀️Kjo është…

Read More

Korriku ka shtuar pacientët që kërkojnë të marrin një mjekim më të specializuar në urgjencë apo pediatrinë e spitalit të Pogradecit.Shkak për këtë fluks janë bërë virozat si pasojë e motit të paqëndrueshëm. Simptomat më të shpeshta janë kolla, temperatura dhe infeksionet respiratore.​“Situata epidemiologjike është relativisht e qetë. Paraqiten 50-60 fëmijë në ditë me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore. Ka filluar një shtesë me diarre.Kemi shtim dhe të fëmijëve të pickuar nga insektet, alergji nga pemët. Ka një rritje me 30%. Gushti pritet të jetë i ngarkuar se ka dhe shtim të vizitorëve”, tha Behxhet Lickollari, shef i pediatrisë…

Read More

“20.000 euro për t’u shpenzuar për studime, trajnime ose hapjen e një biznesi pasi të arrijnë moshën 18 vjeç”. Ky është plani ambicioz i Spanjës për të trajtuar pabarazinë sociale në vend, që pritet t’i kushtojë qeverisë në Madrid rreth 10 miliardë euro ose 0.8% e PBB-së së Spanjës. Nisma surprizuese u prezantuar nga ministrja e Punës në Spanjë, Yolanda Díaz, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 23 korrikut. Díaz thotë se paratë që do t’u jepen të rinjve për studim, trajnim ose fillimin e një biznesi do të përkthehen në “barazi mundësish” pavarësisht nga prejardhja familjare ose të…

Read More

Anëtari i Partisë Socialiste Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij si deputet dhe nga politika.Në deklaratë për mediat, Rraja është shprehur: Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite. Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve të grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet.Ju kërkoj ndjesë…

Read More