Author: Kolibri 5
Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve të Korçës përveç atmosferës festive që sjell në çdo rrugë të qytetit është edhe një konkurs edhe maskash dhe veshjesh mes grupeve pjesëmarrëse. Edhe këtë vit nuk kanë munguar modelet e veçanta por ajo që ra në sy ishte Ilda Pepi. Aktorja e re korçare ka guxuar të krijojë një kostum shqiponje e cila ka qenë ndër më të veçantat në këtë festival duke tërhqeur vëmendjen e të gjithëve dhe kjo vërtetohet nga fakti se të gjithë donin të shkrepnin një foto me të.Për Ildën një kostum i tillë ka qenë një sfidë e madhe dhe…
Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.✅Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 7 leje drejtimi. ✅Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.✅ 31 drejtues mjetesh janë…
Pogradeci në kategorinë e dytë: kjo ka qënë tema dhe shqetësimi me lot në sy i shumë sportdashësve në qytetin tonë! Marr shkas nga ky problem të jap idetë dhe mendimin tim modest për zhvillimin dhe ringritjen e sportit në lartësinë e emrit që ai mban. Me këtë shkrim nuk kam synim asnjë person të veçantë sepse çdokush ka idetë dhe këndvështrimin e vet për sportin por do përpiqem ta shtroj problemin dhe zgjidhjen në parim. Ekipi i Kf’ Pogradecit është një ekip me traditë në futbollin Shqiptar dhe një vlerë dhe aset i qytetit tonë. Nga këtu kanë dalë…
Pak kilometra nga Korça, fshati Belorta është lënë në harresë sa i takon investimeve, përfshi edhe ato më të nevojshmet, siç janë kanalizimet e ujit të pijshëm dhe të ujërave të zeza. Edhe pse ndodhemi ne vitin 2023, 300 familjet e Belortasë, ende nuk kanë kanalizime të ujërave te zeza, të cilat detyrohen t’i derdhin në kanalet pranë banesave të tyre. Ndërsa uji iu vjen i turbullt, pasi edhe ato pak tubacione i kanë bërë vetë banorët e zonës, që e marrin ujin nga një burim natyror mbi fshatin e tyre. Të lodhur nga premtimet disa nga banorët shprehen se…
Rexhep Erdogan ka fituar balotazhin me rivalin Kilicdaroglu, duke u zgjedhur sërish President.Sipas autoriteteve turke, Erdogan ka marrë 52.12 % të votave në këtë raund të dytë të votimeve, ndërsa Kilicdaroglu me 47.88% të votave.Ndërkohë, në Stamboll ka nisur festa. Mbështetësit e Erdoganit kanë dalë në rrugë duke festuar. Jashtë selisë së partisë së tij AK, janë mbledhur simpatizantët duke shkaktuar kaos në trafik.I pari lider europian që ka uruar Erdoganin për rizgjedhjen si President ka qenë Kryeministri i Hungarisë, Orban. Edhe Emiri i Katarit uroi Erdogan përmes një postimi në Twitter. Erdogan qëndron në pushtet prej 20 vitesh, ndërsa…
Sherret masive nuk kanë munguar në 24 orët e fundit. Policia njofton se një grua në Boboshticë ka goditur me mjete të forta në shtetas, ndërsa 3 persona kanë rrahur keq një 64 vjeçar në Gështenjas të Pogradecit.-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. G., 47 vjeçe, banuese në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi dyshohet se pas një konflikti, ka goditur me mjet të fortë, një shtetas.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. C.,…
Dhuna në familjr vijon të shfaqet frikshëm në juglindje të vendit. Policia njofton për dy raste të reja. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Xh., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Vijon operacioni policor i koduar “Tarifa”, për goditjen e një rasti të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim si bashkautor i dyshuar i transportimit të 6 emigrantëve, kundrejt shumave 500-1000 euro/person.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Tarifa”, të zhvilluar më datë 30.03.2023, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, shtetasin e shpallur në kërkim Nuri Cila 21 vjeç, banues në…
Federata Shqiptare e Volejbollit dhe Bashkia Pogradec kanë nënshkruar një marrveshje e cila thelb të saj ka organizimin e aktivkteteve në sportin w volejbollit dhe beach volleit(volejbollit në rërë) në këtë marrveshje ndër të tjera theksohet edhe organizimi i disa eventeve me karakter ballkanik me ekipi nga vendi, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj.Krahas kompeticioneve në rërë pritet të ketë edhe të tilla në parket pasi për pak muaj përfundon edhe investimin në pallatin e ri të lojrave me dorë.Vëmendja ndaj këtij sporti pritet të dyfishohet pasi ekipi i volejbollit për vajza arriti që në kampionatin që lamë pas të…
Shpesh herë profesioni të merr shumicën e kohës, ndërsa njerëzit mezi gjejnë kohën për pasionet e tyre. Por, shefi i komisariatit të Kolonjës Ardian Fezollari bën gjithçka që pasionin e tij si fotograf të mos e lërë asnjëherë pas dore. Ai ka treguar për gazetaren Iris Rezhda si është të jetosh mes profesionit të policit dhe pasionit të fotografit. Pasioni i tij është fotografia, por kohën më të madhe ja kushton rendit.Ardian Fezollari është Shefi i Komisariatit në Kolonjë, ndërsa sa herë gjen kohë ai bën shkrepje.Aparatin e parë e bleu në vitin 1991, një vit pasi kishte mbaruar akademinë…

