Author: Kolibri 7

Një avokate është marrë peng nga një qytetar në Korçë, të cilin kjo shtetase e përfaqësonte në disa procese gjyqësore për pronat. Emrat nuk bëhen me dije, por Policia thotë se avokatja është mbajtur peng me një pistoletë me ajër. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Korçës dhe nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë. Nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë këtë shtetas të kanoste me armë avokaten e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin…

Read More

Pesë shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, si autorë dhe bashkëpunëtorë të dyshuar në vrasjen e politikanit dhe biznesmenit Ardian Nikulaj. Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 19 prill në zonën e Shëngjinit, në resortin “Coral” në pronësi të 50 vjeçarit. Një person i veshur me jelek të ngjashëm si ata të Policisë dhe me skafandër motori në kokë, u fut në lokal dhe qëlloi për vdekje me gjashtë plumba Ardian Nikulaj. Një javë nga ngjarja, grupi hetimor ka rënë në gjurmët e autorëve dhe ka shpallur në kërkim të paktën 5 prej tyre. Indikacionet më të…

Read More

Ditën e sotme kanë qarkulluar disa foto në të cilat shfaqej opinionistja e “Big Brother”, Zhaklin Lekatari, në prani të një patrulle policie, ndërsa u tha se i kishin thyer xhamat e makinës. Po ashtu në rrjet kanë qarkulluar informacione se ky sulm ka ardhur nga fansat e spektaklit, pas spektaklit të mbrëmshëm. Në një komunikim që BalkanWeb pati me Lekatari, ajo u shpreh nuk është e vërtetë që i kanë thyer xhamat e makinës, por se ka pasur një tjetër problem për të cilin i është dashur ndërhyrja e policisë. Kujtojmë se kohët e fundit opinionistja është vënë disa…

Read More

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka mbërritur sot në Shtëpinë e Bardhë, ku është takuar me homologun e tij amerikan, Joe Biden. “Biden shpreson të sigurojë Yun se Amerika do të mbrojë Korenë e Jugut nga një sulm bërthamor i Koresë së Veriut mes bisedave se Seuli dëshiron armët bërthamore sepse ka frikë se SHBA mund të mos përgjigjet shpejt nëse Kim Jong Un shtyp butonin. Nga ana e tij, Yun ka nevojë për diçka nga Biden që ai mund ta shesë si një fitore në shtëpi, ku popullariteti i tij ka rënë,” sipas analistëve. Joe Biden do…

Read More

Komuniteti Mysliman ka dënuar ashpër gjestin e kandidatit të dyshes Berisha-Meta, Belind Këlliçi, i cili ka mbushur rrugët e Tiranës me foto ku ka nxjerrë gishtin e mesit. Përmes një reagimi, Xhamitë e Tiranës nënvizojnë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka bërë një veprim të papranueshëm, duke treguar gishtin e mesit në ambiente publike ku kalojnë familjare dhe fëmijë. Më tej në reagim thuhet se kjo sjellje nuk është vetëm e papërgjegjshme dhe e pashembullt, por gjithashtu mund të ndikojë negativisht në imazhin e qytetit dhe në perceptimin e votuesve për kandidatin. Xhamitë e Tiranës i bëjnë thirrje Këlliçit…

Read More

Nuk kanë të sosur problemet e ish-presidentit amerikan Donald Trump me drejtësinë. Së fundmi ai akuzohet për përdhunim të një analisteje gati 3 dekada më parë. Trump ka mohuar akuzat e zonjës 79-vjeçare se ai abuzoi seksualisht me të në një dyqan të Manhattan. Ish-presidenti u shpreh se ajo e ka bërë këtë pretendim thjesht për çështje publiciteti. Megjithëse kjo nuk është një çështje penale, pasojat për Trump mund të jenë megjithatë serioze pasi ai po përballet me një sërë akuzash të tjerë. E për më shumë ndikon në imazhin e tij publik, pasi dëshiron të jetë sërish president I…

Read More

Përpara se të bënte vrasjen e 3-fishtë dhe 3 plagosje, Dan Hutra kishte qenë gjithë natën në lokalet e tallavasë. Kështu shprehet ai në një intervistë nga burgu për emisionin Uniko nga Spartan Koka në Klan Plus. Pasi doli nga burgu herën e parë, për 13 ditë ka shkuar vetëm në lokalet e natës dhe më pas në hotel, pasi nuk shkonte në shtëpinë e tij. Edhe natën para ngjarjes, deri në orët e para të mëngjesit, ka qenë në lokale nate. Dan Hutra: Sa kam dalë nga burgu nuk jam takuar me asnjë të fisit. Më kanë lutur njerëzit më…

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur kandidaturën për t’u rizgjedhur president nga radhët e demokratëve, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në 2024. Biden e shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij të martën, duke nisur kështu betejën për të bindur votuesit se i meriton edhe katër vite të tjerë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Në një vide të publikuar ditën e sotme, Biden e cilësoi garën e vitit që vjen si një luftë kundër ekstremizmit republikan duke argumentuar se i duhet më shumë kohë që të përmbushë zotimin e tij për t’i rikthyer vendit dinjitetin. “Kur kandidova…

Read More

Kryeministri britanik Rishi Sunak po hetohet nga Komisioneri Parlamentar, pasi dyshohet se ka thyer kodin e sjelljes në Parlament. Mediat e huaja shkruajnë se hetimi i cili ka nisur të enjten e kaluar dhe është konfirmuar sot, është përqendruar tek aksionet që bashkëshortja e tij Akshata Murth, ka në agjencinë Koru Kids. The Mirror” thotë se hetimi i cili ka nisur të enjten e kaluar dhe është konfirmuar sot, është përqendruar tek aksionet që bashkëshortja e tij Akshata Murth, ka në agjencinë Koru Kids. Një përditësim në faqen e internetit parlamentare tregon se hetimi ka të bëjë me paragrafin gjashtë…

Read More