Author: Kolibri 7

Nëse ka një gjë për të cilën emri i Korçës është shkruajtur me të arta në historinë e vendit tonë, është hapja e Mësenjtores së Parë Shqipe. Ishte 7 Marsi i 1887. Tashmë në 2023, pas një shekulli e 3 dekadash, ka një tjetër mundësi për të hyrë në histori, si qyteti pa universitet. Sigurisht godina do të ekzsitojë në formën e vet dhe fatmirësisht duke ruajtur emrin “Fan S. Noli”, por kurrë e njëjtë, e redektuar dhe e varur nga Universiteti i Tiranës. Drita jeshile për nisjen e proçedurës drejt “shkrirjes” është dhënë nga Senati, ndërsa rektori i Universitetit,…

Read More

Bashkimi i Universitetit “Fan S. Noli” me Universitetin e Tiranës, një vendim i marrë nga Senati i Universitetit të Korçës ka sjellë reagimet e para kundër, të cilët e shikojnë si një goditje të rëndë që i jepet jo vetëm instiucionit por gjithë rajonit të Korçës. Deputetja e qarkut, Eni Zake, ish-studente dhe ish-pedagoge pranë këtij universiteti bën thirrje për ndalimin e kësaj iniciative, duke thënë se drejtuesit e institucionit janë në një provim që nuk do ta kalojnë. Teksa rendit të gjitha disavantazhet që do të ketë ky vendim i bërë sot publik nga rektori i këtij universiteti, Zako…

Read More

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 48 vjeçar, pasi shkeli masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shtetasi me incialet I. T., 48 vjeç, banues në Pogradec u konstatua jashtë banesës së tij dhe përfudnoi në burg Po ashtu ka filluar procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 28 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta, një 31-vjeçar.…

Read More

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal për 3 shtetas për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike. Ngjarja e parë ka ndodhur në Ersekë. Sipas asaj që bën të ditur policia, janë depozituar materialet në prolurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Z., 61 vjeç dhe H. Z., 58 vjeçe (bashkëshortë), të dy banues në Ersekë, Kolonjë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Çiflig. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë…

Read More

Për shkak të uljes gjithnjë e më tepër të numrit të studentëve, Senati i Universitetit të Korçës ka marrë vendimin për t’u shkrirë me Universitetin e Tiranës. Lajmin e ka dhënë në një konferencë për shtyp Dhimitër Bello, rektori i universitetit “Fan Noli”, i cili ka bërë të ditur se ky ka qenë një vendim unanim. Pavarësisht bashkimit, Universiteti i Korçës do të ruajë logon e vet, ndërsa lidhur me vendimarrjen, disa përfaqësues të tij do të jenë pjesë e Senatit të Univeristetit të Tiranës. Në universitetin e Korçës ka 4 fakultete dhe studiojnë 3000 studentë. Programet më të kërkuara…

Read More

Shqipëria ka tashmë një aplikacion të ri për të promovuar artin, kulturën dhe bukuritë e vendit. Ky aplikacion quhet TEA (Turism Events of Albania) dhe paraqet të gjitha eventet apo ngjarjet kulturore e artisitke, që do të organizohen në çdo qytet të Shqipërisë, deri në fund të vitit 2023. Aplikacioni i pëgatitur nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, u prezantua ditën e premte nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se është produkt i një pune të nisur prej vitesh dhe që do të përmirësohet më tej. “Bashkimi në ofertën tonë turistike i trashëgimisë kulturore, artit, gatimit, aktiviteteve më bashkëkohore janë…

Read More

Një tjetër ambasadoreje i mbaron misioni në Shqipëri. Pak ditë më parë ishte ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe tashmë është ajo franceze, Elisabeth Barasacq, e cila ka lajmëruar mbylljen e mandatit të saj në vendin tonë. Ajo ka vizituar Korçën në përfundim të rrugëtimit të saj diplomatik 3-vjeçar, ndërsa ka dhënë për mediat edhe disa mesazhe për ecurinë e deritansishme të Shqipërisë në rrugën e integrimit. “Ka akoma shumë reforma për të bëre në fusha të ndryshme, në atë të qeverisjes luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Ritmi i shkëmbimeve dhe marrëdhënieve me Bashkimin Europian dhe Shqipërinë është një ritëm…

Read More

Të gjithë prindërit që regjistrojnë fëmijët në klasën e parë, kanë afat deri më 30 qershor. Regjistrimi i fëmijëve për vitin e ri shkollor 2023- 2024 ka nisur me 15 qershor dhe do të mbyllet në fund të muajit. Ashtu si edhe një vit më parë, regjistrimi do të bëhet nëpërmjet portalit e-albania, duke plotësuar portalin përkatës. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, nëpërmjet nje postimi në facebook, ka këshilluar prindërit që në rast nevoje për të plotësuar procesin e regjistrimit, të mbështeten nga stafet e dedikuara në çdo shkollë. “Tashmë prej disa ditësh në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e…

Read More

Nëse ende nuk e keni menduar se çfarë do të bëni këtë fundjavë atëherë Kolibri.al ju propozon këtë zgjidhje. Largohuni nga vapa e qyteteve dhe arratisuni në mal, aty ku krahas natyrës së virgjër do të keni mundësinë të njiheni nga afër me vendin e shenjtë të “Shën Marenës” dhe Kanionin e Llëngës. Bëhet fjalë për në zonën e Mokrës së Sipërme në Pogradec, ku edhe këtë herë Korça Alpin dhe Discover Pogradec ju ftojnë që t’i bashkoheni grupit të hiking. Premtohet argëtim, njohuri rreth zonave natyrore dhe historike, super set fotosh . Ah, mos harroni të merrni edhe buzëqeshjen…

Read More