Author: Kolibri 7
Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të plagosjes së një 52-vjeçari, për të cilin u raportua fillimisht se ishte aksident. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr. 17, ndërsa i lënduari, banues në fshatin Vranisht, Devoll , është paraqitur në spitalin e Korçës. Fillimisht 52-vjeçari ka deklaruar se ishte dëmtuar gjatë kohës kur po punonte në punishten e tij në lagjen nr. 17, Korçë, ku i kishin rënë disa mjete të forta në kokë. Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, këqyrja e pamjeve filmike të vendngjarjes dhe provave të tjera të grumbulluara, u…
Aktivitetet e ndryshme kulturore dhe artisitke e kanë kthyer qytetin e Korçës në një ‘gur magnetik’ për shumë njerëz por edhe media kombëtare të cilat i pasqyrojnë ato. Së fundi ishte rikthimi i këngëtarit Mihallaq Andrea në skenë, pas shumë vitesh mungesë, ndërsa do të rezervojë një tjetër moment special në fundvit, për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij. Por jo vetëm kaq, të tjera aktivitete pritet të ndodhin në vijim. Të ftuar në emisionin “Një gotë rose”, në MCN televizion, nënkryetarja e Bashkisë Korçë për kulturën dhe turizmin, Benila Themeli, drejtorja e Qendrës Kulturore “Vangjush Mio”, Blerta Belliu…
Rajoni juglindor prej vitesh është kthyer në një atraksion turistik për shumë vizitorë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ata kanë çfarë të vizitojnë në të katërta stinët, në një rajon që ofron kulturë, trashëgimi, kulinari, peisazhe fantastike dhe mikëpritje me bollëk. Një destinacion i preferuar është edhe Kolonja. Siç shkruan kryeministri i vendit, Edi Rama, një perl si kompleksi i “Mezinit” i është shtuar Leskovikut, për të mirëpritur vizitorët këtë verë. “Perlave të Shelegurit në Leskovik i është shtuar edhe kompleksi i ri “Mezini”, gati të mirëpresë turistët e huaj e vizitorët vendas Kolonja, falë edhe lidhjes së shpejtë me rrugën…
Të paktën 108 oficerë policie janë plagosur në përleshjet në të gjithë Francën, pas protestave të dhunshme kundër reformës së pensioneve. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i brendshëm, Gerald Darmanin. Darmanin tha se një numër kaq i madh i të plagosurve të policisë ishte jashtëzakonisht i rrallë, duke shtuar se 291 persona ishin arrestuar gjatë trazirave. Qindra mijëra kanë marrë pjesë në demonstratat e 1 Majit kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron. Shumica ishin paqësore, por grupet radikale hodhën bomba me benzinë dhe fishekzjarrë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë. Deri më tani nuk dihet se…
Luftimet në Sudan midis dy fraksioneve ushtarake mund të detyrojnë largimin e më shumë se 800 mijë njerëzve nga vendi, paralajmëruan zyrtarë të OKB-së të hënën, ndërsa të dy palët vazhduan përleshjet mes tyre pavarësisht zgjatjes së një armëpushimi tjetër tre ditor. Nënkryetari i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, Raouf Mazou, tha të hënën se agjencia e refugjatëve po përgatitej për zhvendosjen e 815 mijë njerëzve nga Sudani në shtatë vende fqinje. Rreth 73 mijë njerëz tashmë janë larguar nga Sudani, tha ai. Kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi, tha në një postim në Twitter të hënën se agjencia…
Një urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar pak kohë më parë për Vladimir Putin, do të privojë nga pjesëmarrja ne samitin e Afrikës së Jugut presidentin rus, i cili rerezikon të arrestohet nëse shkel në këtë vend. Urdhër-arresti për Putin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nëse merr pjesë në samitin e Afrikës së Jugut ai do t’ju dorëzohet autoriteteve Presidenti Rus, Vladimir Putin Një urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar pak kohë më parë për Vladimir Putin, do të privojë nga pjesëmarrja ne samitin e Afrikës së Jugut presidentin rus, i cili rerezikon të arrestohet nëse shkel në këtë vend. Që kur Gjykata…
Emigrantët shqiptarë të cilët për vite me radhë kanë shpenzuar para për të blerë shtëpi në vendin e tyre, prej gati dy vitesh kanë nisur t’i shesin ato. Pas pandemisë shumica e tyre kërkojnë t’i shesin pronat një trend që vihet re edhe në tregun imobiliar të Korçës. Qyteti me profil turistik konsiderohet i favorshëm sa i takon çmimit të blerjes për metër katror dhe kërkesat nuk mungojnë ndërsa ajo që e favorizon edhe më tepër është interesi për apartamente me qira. “Është bërë tashmë i disati vit që trendi i shit-blerjeve të shtëpive në Korçë është rritur. Kjo sepse…
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që prezanton burgimin e përjetshëm si një dënim të mundshëm për krimin e “tradhisë së lartë”, që deri më tani në Rusi dënohej deri në 20 vite burgi. Masa u miratua ditët e fundit nga Kuvendi. Dënimi maksimal për sulmet terroriste është rritur gjithashtu nga 15 në 20 vjet burg. Ndërkohë forcat ruse kanë sulmuar disa qytete të Ukrainas gjatë natës. Për pasojë kanë ndërruar jetën të paktën 18 persona, mes tyre edhe fëmijë. Sulmi rus filloi rreth orës 04:00 të mëngjesit, duke nisur nga kryeqyteti Kiev deri në rajonin jugor të…
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, tha të enjten se e kishte ftuar Papa Françeskun ta vizitonte Ukrainën dhe i kërkoi atij ndihmë për riatdhesimin e mijëra fëmijëve të dërguar në Rusi ose në tokat e pushtuara nga Rusia që nga nisja e luftës vitin e kaluar. Kryeministri Shmyhal tha në një konferencë shtypi në Romë se ai kishte zhvilluar bisedime me Vatikan dhe kishte diskutuar për kërkesat e Kievit për paqe për t’i dhënë fund luftës 14-mujore të Rusisë në Ukrainë. “I kërkova shenjtërisë së tij ndihmë për kthimin në shtëpi të fëmijëve ukrainas që po mbahen, arrestohen, deportohen në…
“Greqia nuk do të pranojë të vihet në dyshim integriteti i saj territorial”, kështu e ka nisur intervistëne tij për “neësbomb.gr”, ministri jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili më tej vuri në dukje edhe klimën e acarimit Politik në Turqi. Ai vuri në dukje se Turqia ka frikën se Greqia po planifikon ta bllokojë atë nga deti, diçka që është larg mendimeve të kujtdo në sistemin politik të vendit. “Duhet të kuptohet dhe të besohet nga pala turke se Greqia nuk dëshiron ta përjashtojë Turqinë nga deti”, theksoi ai. Gjithashtu ai ka folur edhe për çështjen detare me Shqipërinë, për…