Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar sot aksin rrugor Maliq-Lozhan, i cili i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë.
Sipas saj, kjo rrugë do të sjellë zhvillim ekonomik për zonën dhe do i japë frymarrje kësaj krahine.
Punimet për këtë aks, kanë nisur në fund të vitit të kaluar dhe deri më tani janë realizuar afro 70% e tyre. E gjithë rruga ka një gjatësi prej afro 19 kilometrash dhe përshkruan afro 42 fshatra, duke impaktuar drejtpërdrejt jetën e afro 35 mijë banorëve.