Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ben Blushi suprizohet në Pogradec

    Aktualitet December 18, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ben Blushi

    POGRADECI, QYTETI POZITIV

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Duke shkuar në Pogradec për të prezantuar romanin Komploti i thashë botueses sime se nëse në takim do vinin më shumë se 20 veta do isha shumë i kënaqur.

    Dje ishte dita më e ftohtë e vitit dhe të dilje nga shtëpia për të takuar një shkrimtar që tregon se cdo ndodhi pas 20 vitesh dukej e paarsyeshme. Liqeni ulërinte, nga qielli vareshin disa re që mund të lëshonin dëborë në cdo moment, era tundte makinat dhe rrugët ishin bosh.

    Kur hyra në Pogradec mu duk sikur isha në një qytet të zbrazur. Vetëm oxhaqet e mbushura me dru lëviznin pak nga tymi që shpërndahej nëpër re.

    Si gjithmonë isha pak më herët dhe shkova të bëj disa fotografi buzë liqenit, në rrugën që zgjatet deri në Volorekë. Ishte e pamundur. Dora lëvizte nga era dhe aparati im nuk qëndronte dot në një vend. Përvec një burri që ecte vetëm në lulishte nuk kishte asnjeri. Nuk bëra do më shumë se tre shkrepje.

    Hodha mbi kokë kapucin e xhupit tim, u mbërtheva fort dhe u ktheva në makinë të ngrohem. Kisha 10 vjet që nuk kisha provuar të ftohtë të tillë.

    Megjithatë në orën 5 fiks salla ku do mbahej takimi u mbush. Shumë njerëz rrinin në këmbë dhe për gati dy orë pata kënaqësinë të shpjegoj se pse e kam shkruar romanin Komploti. Shumica nuk e kishin lexuar ende dhe mu desh të sqaroj se pse një nga ngjarjet kryesore të librit zhvillohen në Pogradec në vitin 2042.

    Zakonisht qytetet e vogla shqetësohen kur i përmend nëpër libra. Ato duan që në rrugët e tyre të ndodhin dashuri të mëdha por jo ngjarje që mund të krijojnë dyshime, ndryshime dhe kaos.

    Në të kundërt dje në Pogradec nuk pashë njeri të mërzitur nga Komploti. Iu përgjigja të gjitha pyetjeve për qytetin, personazhet, Shqipërinë, të ardhmen dhe të shkuarën. Askush nuk ma tha por ndoshta asnjeri nuk ra dakort me mua, se ndoshta pas 20 vitesh peshkatarët e Pogradecit mund të jenë sirianë apo egjiptianë sic ndodh sot në Durrës në industrinë e peshkimit.

    Pogradecarët e kanë akoma peshkun kënaqësi familjare dhe nuk duan tua mësojnë këtë mjeshtëri të huajve. Kjo e ben Pogradecin një qytet të dashur dhe shumë të ngrohtë edhe kur është ftohtë.

    Kur ika mendova se ka akoma vende ku mikpritja është një art kolektiv që i zbukuron qytetet më shumë se dekoret e festave dhe prandaj i falenderoj të gjithë ata që më ftuan dhe që erdhën në këtë takim shumë interesant.

    Në romanin Komploti ka një personazh që luan me fjalën Po dhe Grad dhe e quan Pogradecin, Qyteti që thotë Po, apo Qyteti Pozitiv.

    Ndoshta ka të drejtë. Me siguri ka të drejtë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Mësonjëtorja e Korçës, ajo e Velës apo Kurbini, kush është shkolla e parë shqipe?

    January 15, 2024

    Krahina e Oparit, pëllëmbë e histori

    April 19, 2024

    Dy të rinj në pranga në Korçë, shpërndanin kanabis në qytet

    September 26, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.