Organizata “Vish Këpucët e Mia,” nën drejtimin e Ram Hadroj, po implementon projektin “Teach to Remember, Involve to Learn,” duke ofruar shërbime pas shkolle për pesë qendra komunitare. Ky projekt synon përmirësimin e edukimit dhe përfshirjes sociale të të rinjve nga komunitete në nevojë, duke krijuar mundësi për zhvillim dhe mësim të vazhdueshëm për ta.
Në kuadër të projektit, është krijuar bursa “Arben Kosturi,” e dedikuar për studentët Romë dhe Egjiptianë të cikleve Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Bursa varion nga 500 deri në 1000 euro, bazuar në performancën akademike të studentëve. Aplikimet dhe informacionet e mëtejshme mund të gjenden në faqet e organizatës në Instagram, Facebook dhe në faqen e tyre zyrtare në internet: www.vishkepucetemia.wordpress.com.