Një 38 vjeçar ka kryer ndërtime pa leje në fshatin ku dhe ai vet banon, në Dvoran të Korçës. Ka nisur procedimi penal nga Prokuroria.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të ndërtimit pa leje.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 38 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


