Sulmuesi i talentuar i Skënderbeut, Ermir Rashica, ka gjasa të mbyllë sezonin me ekipin korçar, por e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë. Burime pranë klubit bëjnë me dije se për Rashicën ka pasur interesim nga disa skuadra, megjithatë, deri më tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare.
Klubi i Skënderbeut nuk përjashton mundësinë e largimit të sulmuesit, në varësi të ofertës që mund të vijë. Në rast të një transferimi, Skënderbeu do të përballej me një boshllëk të rëndësishëm në repartin ofensiv, pasi Rashica është cilësuar si një nga sulmuesit më të mirë në futbollin shqiptar.
Situata mbetet në pritje të zhvillimeve të reja, ndërkohë që tifozët korçarë shpresojnë që ylli i ekipit të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së tyre.


