Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Gvozdenoviç: Do ta ndryshojmë skemën ndaj Elbasanit, ja si është gjendja e ekipit

    Aktualitet October 25, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu do të përballet në transfertë me Elbasanin këtë të shtunë, me takimin e javës së 10-të të Kategorisë Superiore, që luhet në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 17:00.

    Duke folur për mediet, në prag të kësaj sfide, trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç, u shpreh se skuadra e tij është e qetë pas fitores ndaj Bylisit, teksa shton se e vetmja mungesë në takimin e radhës do jetë ajo e Nikajt.
    “Kundër Ballshit ishim me besim të madh që do e fitonim ndeshjen, e thashë pas Tiranës dhe pas Egnatias që ne jemi mirë. Patjetër që nuk kishim marrë rezultatin e duhur dhe ishim mërzitur, por ishim me besim se do fitonim ndaj Ballshit. Tani jemi pak më të qetë, por prapë filloi stresi, filloi motivi tjetër. Nesër do kemi përballë një skuadër të mirë, një skuadër të fortë si Elbasani. Prapë kemi ndeshje jashtë, por ne jemi gati. Situata në ekip është e mirë, përveç Nikajt që është jashtë, të gjithë jemi mirë dhe në rregull deri sot. Ne kemi besim pozitiv, do luajmë mirë, do bëjmë maksimumin bashkë dhe shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv”, -tha fillimisht ai.
    Teksa i pyetur për gjendjen dhe mënyrën si pritet të luajë Skënderbeu ndaj Elbasanit, tekniku theksoi se do bëjë ndryshime nga ndeshja e fundit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Deri tani jemi mirë të gjithë, përveç Nikajt, nuk kemi asnjë problem. Sot kemi stërvitjen e fundit dhe bashkë me stafin do vendosim çfarë do bëjmë dhe me formacionin sepse kundër Ballshit ishim me një formacion disi të ri si 4-2-3-1. Tani do të shikojmë prapë për nesër”, -shtoi ai.
    Në fund, trajneri i korçarëve shtoi se vlerëson çdo kundërshtar, teksa u shpreh se janë gati për të bërë maksimumin në sfidën e së shtunës.

    “Edhe Ballshi ishte një ndeshje shumë e vështirë, edhe ata ishin skuadër e fortë. Kemi vlerësim për çdo kundërshtar, por ne jemi Skënderbeu. Patjetër kemi respekt, është një skuadër e mirë. Ambient i bukur, stadium i bukur, me tifozë edhe ky është një motiv për ne, por si gjithmonë ne jemi me një objektiv, do luajmë bukur, do bëjmë maksimumin në fushë dhe do marrim maksimumin. Çfarë është maksimumi nesër unë nuk e di, por kemi tri rezultate brenda, fitore, barazim edhe humbje. Ne kemi përqendrim vetëm te dy rezultatet pozitive, do marrim 1 pikë ose 3. Do bëjmë maksimumin në fushë, pastaj si do dalim do presim deri nesër”, -deklaroi Gvozdenoviç.
    Pas mbylljes së fazës së parë të Kategorisë Superiore, Skënderbeu renditet në vend të tetë me 10 pikë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.