Në kuadër të javës ndërkombëtare të shkencs dhe paqes, Qendra për Hapje dhe Dialog në Korçë ka zhvilluar një aktivitet me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gura”.
Ata sollën disa punime të realizuara në formë maketesh, piktura të personazheve të ndryshme që kanë lidhje em shkencën ndërsa bënë edhe prezantime të disa shkencëtarëve dhe kontributin që ata kanë dhënë në shoqëri.
Java Ndërkombëtare e Shkencës dhe Paqes u festua për herë të parë në 1986, si pjesë e kremtimeve të vitit Ndërkombëtar të Paqes dhe vijon kremtohet tashmë çdo vit me qëllim shpërndarjen e informacionit mbi përparimet në shkencë dhe teknologji dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë


