Talentin e treguar shumë herë në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, duke qenë pjesë e shfaqjeve dhe kompeticioneve të ndryshme, Keris Babliku e bëri të njohur për gjithë publikun shqiptar.
Edhe pse ka zgjedhur të studiojë në Fakultetin e Inxhinierisë, Arkitekturës dhe Informatikës në UET, Keris iu ka rënë në sy pedagogëve të arteve dhe është vlerësuar për talentin e saj gjatë konkurseve të përvitshme UET Talent. Po ashtu, ajo është pjesë e Klubit të Muzikës dhe pjesë aktive e performancave artistike të Departamentit të Arteve të Aplikuara.
Jo vetëm instrumentiste e këngëtare, por me aftësi të mira aktoriale, ajo ka rrëmbyer vëmendjen në çdo shfaqje
Njëjtë ndodhi edhe në spektaklin e “Albania’s Got Talent” ku njëzet e një vjeçarja nga Korça bëri për vete gjithë jurinë. Ajo e nisi performancën me një këngë franceze dhe pastaj e vijoi me një këngë korçare duke imituar disa prej këngëtarëve shqiptarë, si: Marsela Çibukaj, Samanta Karavello, Jonida Maliqi, Elvana Gjata, Mateo Frroku dhe Eli Farën.
Në fund të performancës, ndërsa këngëtarja kosovare Adelina Ismajli dha menjëherë votën e saj që Keris të vijojë kompeticionin.