Po ndiqet penalisht një 23 vjeçar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin pa targa, që drejtonte, u gjet një përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për vepra të ndryshme penale
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. N., 23 vjeç, banues në fshatin Damjanec, Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin pa targa, që drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.