Një 37 vjeçar nga Maliqi ka shkelur vendimin e Gjykatës, ku thuhej se duhet të dorëzonte fëmijët e mitur te bashkëshortja e tij, me të cilën është në proces divorci.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale tëmoszbatimit të vendimit të Gjykatës.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Xh., 37 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke mos i dorëzuar dy fëmijët e tyre të mitur, bashkëshortes së tij me të cilën është në proces divorci.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.