MEDIAT SOCIALE DHE FËMIJA JUAJ
1. Ngacmime nga larg
Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ngacmimeve online, të cilat mund të shkaktojnë jo vetëm stres të madh por dëme psikologjike afatgjata.
2. Krahasime negative
Mediat sociale promovojnë standarde të paarritshme bukurie, ose stilesh jete, që kontribuojnë në vetëvlerësim të ulët.
3. Ekspozimi ndaj përmbajtjes së papërshtatshme
Mediat sociale shpesh përmbajnë përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët, përfshirë dhunë, materiale të pamoralshme ose ideologji të dëmshme.
4. Krijon varësi
Varësia ndaj pajisjeve digjitale shkakton ulje të përqendrimit në shkollë dhe mungesë të pjesëmarrjes në aktivitete fizike dhe sociale.
5. Rreziku nga të panjohurit
Fëmijët mund të ndërveprojnë pa e kuptuar me individë të rrezikshëm që shtiren si bashkëmoshatarë.
6. Ndikimi në gjumë
Përdorimi i mediave sociale në orët e vona prish pashmangshmëirsht ritmet e gjumit.
7. Privatësia e humbur
Fëmijët shpesh nuk kuptojnë rëndësinë e privatësisë online, dhe sesi të dhënat që ata ndajnë mund të keqpërdoren.
8. Manipulime të shumta
Fëmijët kanë më shumë gjasa të ndikohen nga reklama manipuluese dhe trende të dëmshme në platformat e mediave sociale.


