Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit P. R., 60 vjeç dhe G. R., 35 vjeç (babë e bir), pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin B. B., 69 vjeç, për motive pronësie. Nga konflikti është dëmtuar shtetasi B. B., i cili mori mjekim në spital, si dhe u pajis edhe me urdhër mbrojtjeje.A
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.