Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Nga bashkëshortja te vajza holandeze dhe ajo greke, Alda Bardhyli flet për letrat e dashurisë të poetit Lasgush Poradeci: Kur erdhi në…

    Kulturë July 21, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ajo tregoi për letrat që poeti i madh i shkroi bashkëshortes së tij, Nafijes, por edhe një vajze holandeze dhe një greke.

    “Nafija është bashkëshortja e tij, ose ashtu siç ai i fliste në letrat e para shqipe. Një vajzë nga qyteti i Durrësit, të cilën e deshi dhe lidhi kurorë pasi u kthye nga studimet në Austri. Është gruaja që i qëndroi pranë gjithë jetën, gruaja që e kuptoi, gruaja që ai e kujtoi me adhurim edhe kur ajo nuk ishte më.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Dashuria e tij për Nafijen ishte ndryshe. Ishte një dashuri shumë e bukur, e cila shihet edhe në letrat e tij. Janë shumë letra që Lasgushi ia shkroi asaj, jo vetëm gjatë periudhës së dashurisë, kur dihet që dy të dashuruar shkëmbejnë ndoshta më shumë letra, por edhe gjatë jetës bashkëshortore, të botuara së fundmi, disa vite më parë nga vajza e tyre Maria, e cila ka bërë një punë të shkëlqyer me arkivin e të atit.

    Duhet të them që Lasgush Poradeci është një nga figurat më interesante dhe më të bukura në kompleksitetin dhe qenien e tij njerëzor, si njeri, si shkrimtar, si poet. Ai jetoi si i tillë. Mjafton të lexojmë “Ftesë në studio”, apo “Ikja në shtegun e fundit” nga Kadare për të kuptuar gjithë këtë personalitet të jashtëzakonshëm që ai kishte, misterin që ai mbarte. Ai mister i bëri dhe më interesante vargjet që shkroi. Sigurisht që ka shumë letërkëmbime dhe kjo është një pasuri e çmuar që Poradeci i jep letërsisë shqipe.

    Letrat më interesante janë ato me Rozën, vajzën holandeze që ai ndoshta duhet ta ketë njohur gjatë kohës kur studionte në Austri. Aq e lidhur ishte nga kjo dashuri, saqë ajo erdhi në Shqipëri, por më pas iku, ashtu siç ikin të gjitha dashuritë e mëdha. Ai e kërkoi dhe më pas e përjetësoi në vargjet që shkroi.

    Sipas Marias, janë edhe disa letra në greqisht, me një vajze greke, historia që ka pasur me një figurë të njohur të arteve figurative shqiptare, pasi duhet thënë që Lasgushi nuk ishte vetëm poet, por ishte dhe një njohës shumë i mirë i pikturës. Fillimisht ai ka studiuar për arte të bukura në Bukuresht. Më pas shkoi për filologji në Gratz të Austrisë.

    Kështu që ishte një figurë, një personalitet i kompletuar në qasjet dhe vizionin e tij për artin. Kjo në fakt ndjehet në shkrimet, në rrëfimet e tij”, u shpreh Bardhyli.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore pogradec slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025

    Simpozium shkencor në Universitetin e Korçës në nderim të intelektualit Llazar Fundo

    May 20, 2025

    Muzeu i Artit Mesjetar, ndalesë mbresëlënëse për turistët gjermanë në Korçë

    May 20, 2025

    Gruri, kultura mbizotëruese në fushën e Maliqit – Bashkëpunim me QTTB Lushnjë për kultivarët me rendiment të lartë

    May 20, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Muzeu i Artit Mesjetar, ndalesë mbresëlënëse për turistët gjermanë në Korçë

    May 20, 2025
    Më të klikuarat

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025

    Ja deputetët fitues nga listat e hapura ne Qarkun Korce – ndërkohë që PS pret ende mandatin e 7-të nga diaspora

    May 14, 2025

    “Ajo e listës së mbyllur çirrej në fushatë për listën e hapur”/ Koçibelli, akuza për kandidatët e PD-së

    May 15, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.