Skënderbeu do e presë Vorën nesër në stadiumin e Devollit. Sfida është programuar për në orën 13:00 dhe vlen për Kupën e Shqipërisë.
Ky takim do të luhej në stadiumin e Skënderbeut, në orën 17:00. Ndryshimi erdhi pas reshjeve të shumta të borës në Korçë, që mbuluan stadiumin.
E njëjta gjë ka ndodhur ndërkohë dhe në stadiumin e Devollit. Për këtë punëtorët po merren me pasimin e borës.
Aktualisht Skënderbeu mban vendin e fundit në Superiore. Në anën tjetër Vora kryeson renditjen e Kategorisë së Parë.