Panairi i Vjeshtës në fshatin Dvoran të bashkisë së Korçës këtë vit ka përfshirë jo vetëm fermerët por dhe agropërpunuesit. E gjithe kjo duket se ka ardhur pasi organizatorët kanë dashur të ekspozojne jo vetëm mollët por dhe prodhimet e tjera të fushës së Korçës, prodhime që sipas fermerëve kanë qenë të bollshme por ajo çfarë vazhdon ti shqetësojë ata është mungesa e tregut.
Përjashtim sipas tyre këtë vit bën molla, e cila ka një dyfishim në krahasim me vitin e kaluar dhe kjo ka ardhur për shkak të dëmtimit nga kushtet atmosferike të sipërfaqeve të mëdha të mollës në fushën e Devollit.
Ajo çfarë bën përshtypje është se këtë vit ndryshe nga vitet e tjera në këtë panair nuk kanë marrë pjesë prodhuesit potenciale dhe superpotenciale të prodhimit të mollës ndërkohë që ka pasur më shumë prodhues të kulturave të tjera bujqësore, përfshi këtu pataten, qepën dhe fasulet, kultura këto që këtë vit janë shitur me çmim të lartë.