Pandeli Evangjeli ishte një politikan dhe anëtar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Si shumë aktivistë të tjerë të shoqërisë kontribuoi e dha ndihmësen e tij për hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë.
Ai ka qenë një ndër figurat kryesore të shoqërisë “Drita” të Bukureshtit së bashku me vëllain e tij Nikollaq Evangjelin, të cilët ndihmuan në botimin e teksteve shkollore, veprave të tjera të Rilindasve, por edhe në sigurimin e nevojave më të domosdoshme të Mësonjëtores së Parë Shqipe.
Në 1896, ai u zgjodh kryetar i shoqërisë “Dituria”, ku vazhdoi punën mbi botimet e teksteve.