Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    *Peleshi nga Zvirina: Jemi në një moment historik për vendin, është koha për bashkim përtej partive*

    Politikë April 22, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    Nga fshati Zvirinë, në zemër të juglindjes, drejtuesi politik i qarkut Korçë, Niko Peleshi, ka dhënë një mesazh për unitet dhe bashkëpunim në këtë moment të rëndësishëm për vendin, në një kohë që e cilësoi si historike për të ardhmen e Shqipërisë. Peleshi theksoi rëndësinë e bashkimit përtej ndasive politike, duke vendosur në qendër të fjalës së tij besën dhe lidhjen e fortë që njerëzit e kësaj zone kanë me vendin dhe njëri-tjetrin.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Jemi në një moment historik. Jemi në një moment të madh për vendin. Prandaj duhet të bashkohemi”, u shpreh ai, duke vënë theksin te nevoja për të lënë pas përkatësitë partiake dhe për të gjetur pika takimi në interes të së ardhmes.

    Peleshi zgjodhi Zvirinën për këtë mesazh, duke e konsideruar këtë fshat si një nga vendet ku bashkimi ka pasur gjithmonë kuptim dhe ku fjala e dhënë është e shenjtë. “Këtu ka pasur momente ku kemi bërë besa-besë. Këtu jemi ulur me burrat, me njerëzit që e mbajnë fjalën dhe me të gjithë komunitetin që e ka ndërtuar jetën mbi besimin dhe fjalën e mbajtur”.

    Në fjalën e tij, ai ndau edhe një aspekt të rëndësishëm të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Korçës. “Jam shumë i kënaqur që këtë herë, në listën tonë janë të gjithë kandidatë nga Korça. Thuajse të gjithë jetojnë dhe punojnë në këtë qytet. Ka një përparësi të madhe kur kandidatët janë të lindur, të rritur dhe të lidhur me zonën e tyre. I kuptojnë më mirë problemet dhe nuk i marrin pozicionet si privilegj për të menduar se i dinë të gjitha”, tha ai.

    Në përmbyllje, Peleshi i bëri thirrje banorëve të Zvirinës që më 11 maj të mbështesin Partinë Socialiste dhe vizionin e saj për Shqipërinë europiane. “Vetëm të bashkuar, vetëm me një mazhorancë të fortë dhe me një qeverisje të qëndrueshme mund të ecim përpara. Partia Socialiste është forca që i ka dhënë dhe do t’i japë Shqipërisë drejtimin e duhur”, u shpreh ai.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    bashkim kombëtar deklaratë publike lidership mesazh politik moment historik Peleshi përtej partive politikë shqiptare thirrje për bashkim unitet zhvillime në Shqipëri Zvirina
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Ambasadori suedez viziton Pogradecin: Suedia mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

    November 20, 2025

    Ambasadori i Palestinës viziton Bashkinë e Korçës – Diskutime për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor e edukativ

    November 14, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.