Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Për “jetë a vdekje” me Teutën, Skënderbeu pret edhe 3 afrime

    Sport January 24, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ndeshja ndaj Teutës është vendimtare për ecurinë e gjithë sezonit për Skënderbeun, ndaj dhe të gjitha energjitë e korçarëve janë përqendruar aty.

    Është një ndeshje shtëpie, që ata nuk mund ta shpërdorojnë dhe nuk mendohet tjetër rezultat veç fitores. Skënderbeut është në vend të fundit dhe vetëm trepikëshi kundër durrsakëve do të shërbente për të përmirësuar si renditjen, ashtu edhe moralin.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Trajneri Ernest Gjoka gjatë gjithë javës u ka kërkuar lojtarëve të heqin presonin dhe të mendojnë vetëm për ndeshjen e radhës, ku fitorja është e vetmja rrugë për të dalë nga kriza. Në çdo seancë stërvitore stafi teknik nuk ka toleruar asgjë nga ato çfarë ndodhën me Vllazninë, ku ekipi gaboi dhe u ndëshkua me 4 gola. Ka pasur jo pak kritika për qasjen e lojtarëve në atë takim, trajneri Gjoka ka kërkuar përgjegjshmëri për pjesën e mbetur të kampionatit, duke nisur nga sfida me Teutën.

    Ai e ka bërë të qartë se edhe barazimi nuk vlen në këtë ndeshje. Stafi teknik i korçarëve është në dilemë për zëvendësuesin e Randit, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve dhe është i skualifikuar. Në vend të tij në qendër të mbrojtjes me shumë mundësi do të luajë Vaskez, që ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm për trajnerin bardhekuq.

    MERKATO – Edhe pse në heshtje, duket se klubi korçar po lëviz për të plotësuar organikën e kërkuar nga trajneri Gjoka. Pas dy afrimeve të Estrelës dhe Lukinas, korçarët janë gati për të zyrtarizuar edhe tre përforcime të tjera.

    Bëhet fjalë për një mbrojtës dhe dy lojtarë që luajnë në repartin e avancuar. Sipas drejtuesve të klubit korçar, këto afrime pritet që të sjellin eksperiencën dhe cilësinë e kërkuar nga trajneri.

    Emrat nuk bëhen ende të ditur dhe mbetet të shihet, nëse do të jenë vërtet elementët që do ta ndihmonin Skënderbeun për të mbijetuar në Superiore, apo jo. E vërteta është se në merkaton e dimrit është shumë e vështirë për të gjetur lojtarë me kualitet që të jenë të lirë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024

    Niko Peleshi: “Ne jemi Europa” – Rinia shqiptare, zëri i së ardhmes europiane

    April 25, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.