Një i moshuar ka humbur jetën këtë mëngjes në qytetin e Pogradecit në lagjen numër 1 të këtij qyteti.Sipas informacioneve, mësohet se i moshuari ka qenë duke pire kafe pranë hotel Pogradecit, ndërsa nuk është ndjerë mirë dhe është cuar për tu larguar. Në atë moment është rrëzuar në tokë dhe ka ndërruar jetë në moment. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes ndërsa trupi u cua në morg për ekspertizën mjekoligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.