Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Konflikti në Palasë, Curri: Fshihet një person i tretë

    September 8, 2026

    Trump dërgon emisarët në Moskë e Kiev për negociatat e paqes

    September 8, 2026

    Marrëveshja në Gazë: Kosova anëtarësohet zyrtarisht në ISF

    September 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Punohet me intensitet për përfundimin e aksit rrugor Qukës–Qafë Plloçë brenda verës

    Aktualitet June 3, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Punimet në lotin e tretë të kantierit të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë po avancojnë me ritme të shpejta, me synimin për të përfunduar këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore brenda verës së këtij viti.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë një inspektimi në terren deklaroi se pavarësisht sfidave të vështira gjeologjike, progresi në të tre lotet e kantierit ka arritur mbi 85%.

    “Kantieri po ecën shumë mirë, pavarësisht kushteve të vështira klimatike në zonën malore ku ndodhet. Gjatë dimrit puna është e pamundur, ndërsa edhe tani, në maj, temperaturat janë ende të ulëta. Megjithatë, puna po vijon me dy turne dhe me angazhim maksimal, me qëllim përfundimin e projektit brenda këtij viti”, theksoi Balluku.

    Ministrja kërkoi nga kontraktorët që krahas intensifikimit të punimeve, të kushtohet vëmendje e veçantë sigurisë në punë dhe standardeve të ndërtimit, nën mbikëqyrjen e supervizorëve të huaj.

    Aktualisht, në këtë aks janë angazhuar 3 kompani ndërtimi, 150 punëtorë dhe mbi 90 mjete të rënda.

    Ky projekt është pjesë e Korridorit 8 dhe ka një rëndësi strategjike për lidhjen e aksit Tiranë-Elbasan me zonat juglindore të vendit. Përmes tij, do të përmirësohen parametrat e qarkullimit rrugor, do të shkurtohen ndjeshëm distancat drejt pikës kufitare të Kapshticës dhe qyteteve si Korça dhe Pogradeci.

    Aksi Qukës-Qafë Plloçë pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e turizmit, zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, si dhe në lehtësimin e transportit të mallrave nga porti i Durrësit drejt Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Aksi Qukes-Qafe Plloçe Belinda Balluku Koridori 8 slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Konflikti në Palasë, Curri: Fshihet një person i tretë

    September 8, 2026

    Trump dërgon emisarët në Moskë e Kiev për negociatat e paqes

    September 8, 2026

    Marrëveshja në Gazë: Kosova anëtarësohet zyrtarisht në ISF

    September 8, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Konflikti në Palasë, Curri: Fshihet një person i tretë

    September 8, 2026

    Trump dërgon emisarët në Moskë e Kiev për negociatat e paqes

    September 8, 2026

    Marrëveshja në Gazë: Kosova anëtarësohet zyrtarisht në ISF

    September 8, 2026

    Arben Ahmetaj akuzon Ramën për projektet në shëndetësi

    September 8, 2026

    Ahmetaj akuzon Ballukun: Emëron ministra dhe kërcënon Ramën

    September 8, 2026

    Robotët marshojnë në Poloni kundër inteligjencës artificiale

    September 8, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Skënderbeu pret Tiranën në Korçë, zbardhet orari i ndeshjes

    September 7, 2026

    Gjendet e pajetë një 77-vjeçare në Kolonjë

    September 7, 2026

    Vdekja e shtatzënës nga Pogradeci: Motra rrëfen orët e fundit

    September 7, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.