Prej ditës së djelë 54 vjeçari Valmir Lame ka shkëputur kontaktet me familjarët e tij në fshatin Kamenicë të Korçës
Prej asaj dite, familjarët dhe banorët e zonës janë vënë në kërkim të tij por nuk kanë arritur të bien në kontakt me të.
Në kushte të tilla kanë kërkuar ndihmën e polumbareve të forcave RENEA, pasi kanë dyshime se mund të jetë vetmbytur në rezervuarin e fshatit që ndodhet shumë pranë stanit të bagëtive, pronë e kësaj familje.
Vëllai i tij Dashnor Lame tregon se ai prej kohësh kishte probleme të shëndetit mendor por nuk largohej nga banesa ndërkohë që merrej me blegtori.
Forcat polumbare kanë mbërritur në rezervuarin e Kamenicës dhe po kërkojnë për gjetjen e trupit të tij.