Tregu imobiliar në qytetin e Korçës ka pësuar ndryshime gjatë viteve të fundit. Raporti mes kërkesës dhe ofertës, ka rritur vlerën e pronës duke sjellë edhe rritjen e qirave të banesave.
Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e të rinjve të akomodohen në konvikt, duke e parë këtë si një zgjedhje të mirë edhe për kushtet dhe shërbimet që ofrohen.
Këtë vit vihet re një rritje e numrit të studentëve që kanë zgjedhur të qëndrojnë në konvikt, teksa shoqëria “Trajtimi i studentëve” Korçë ka marrë të gjitha masat për të ofruar kushtet e duhura dhe shërbimet e nevojshme.
Para disa vitesh godina e konviktit në Korçë iu nënshtrua një rikonstruksioni total falë një investimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke bërë të mundur ofrimin e kushteve mjaft të favorshme për sudentët.