Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Skënderbeu në krizë, humbet në Laç

    Sport November 30, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Laçi i Françesko Morieros u është kthyer përsëri fitoreve dhe në një ndeshje ndaj një rivali direkt si Skënderbeu, ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

    Kurbinasit kanë dominuar sidomos në pjesën e parë të takimit, duke kërkuar me ngulm golin derisa e gjetën me Kofi. Më pas, ata u munduan që të administronin lojën më me qetësi, por duke mos harruar të thumbonin portën e Alias.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Skënderbeu iu afrua barazimit duke goditur traversën në pjesën e parë, ndërsa ishte me fat në të dytën teksa dy herë shtylla u mohoi golin e radhës vendasve. Në fund, fitorja 1-0 nisi festën e Laçit që e sheh veten përsëri jashtë zonës së rënies direkte nga kategoria, teksa kthen aty Skënderbeun që duket në krizë të thellë dhe i rrezikuar për mbijetesën.

    LAÇI-SKËNDERBEU 1-0
    27′ Kofi

    NGJARJET KRYESORE

    90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Laçit.

    90’+5’ Bibo ndëshkohet me karton të verdhë.

    90’+4’ Balaj nga e djathta tenton të gjejë shtyllën e dytë, sfera shkon jashtë .

    90’+3’ Bibo merr vendin e Tresës së dëmtuar në radhët e kurbinasve.

    90’ Jepen 5 minuta shtesë.

    86′ Merlim merr vendin e Rabiu te Skënderbeu.

    85’ Melo harkon një goditje dënimi nga e djathta, Prodavi devijon por gjen përsëri shtyllën e portës së korçarëve.

    83’ Kofi në të djathtën merr një pasim dhe gjuan në portë, Alia grushton jashtë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje.

    75’ Rashica tenton portën me një goditje dënimi, gjuajtja është ballore dhe përfundon në duart e Dajsinanit.

    73’ |Lleshi ndëshkohet me karton të verdhë.

    73’ Aksion i shpejtë i kurbinasve, Mjaki gjuan nga e djathta por godet shtyllën e portës korçare.

    71’ Rashica rrëzohet në zonë pas një kontakti, gjyqtari vazhdon lojën pavarësisht kërkesave për 11-metërsh të korçarëve.

    69’ Rabiu ndëshkohet me karton të verdhë.

    67’ Një goditje këndi e Skënderbeut harkohet rrezikshëm drejt portës kurbinase me Dajsinanin i cili detyrohet të grushtojë.

    64’ Franklin i lë vendin Krasniqit në radhët e Skënderbeut.

    63’ Prodani nga e majta pason në qendër ku Dumfur me vështirësi largon topin në këndore.

    61’ Skuadrat janë shumë më të vëmendshme në pjesën e dytë duke mos lejuar asnjë hapësirë për të rrezikuar në këto minuta të para.

    58’ Da Lima ndëshkohet me karton të verdhë.

    56’ Balaj merr vendin e Çuçkës në radhët e Skënderbeut.

    53’ Mjaki nga e djathta harkon në zonë, Melo gjuan në ecje e sipër por çon sferën mbi traversë.

    46’ Nërguti merr vendin e Janaqit në fillimin e pjesës së dytë në radhët e Skënderbeut.

    45’+2’ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të Laçit.

    45’ Jepen 2 minuta shtesë.

    45’ Zenullari ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të Kofi.

    45’ Rashica gjuan nga distanca, Dajsinani bllokon por lë sferën para tij, me Bismark i cili ka mundësinë të çojë topin në rrjetë por godet traversën.

    39′ Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë.

    37’ Bismark në zonë rrotullohet dhe gjuan drejt portës, Dajsinani shmang barazimin me një devijim vendimtar.

    34’ Një harkim në zonë gjen Tresën i cili gjuan me kokë, por sfera kalon pak mbi traversën e portës së Skënderbeut.

    27’ GOOOL LAÇI! Pas një goditje dënimi të Melos, Alia nuk kontrollon siç duhet sferën dhe Kofi nuk e ka të vështirë të shtyjë topin në rrjetë.

    24’ Një harkim nga e majta gjen Frenklin në zonë dhe ky i fundit gjuan me kokë por një devijim çon sferën jashtë.

    22’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, korçarët pretendojnë për një prekje topi me dorë, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

    16’ Harkim në zonë i Papës, sfera shkon te Meli i cili gjuan por Alia shpëton portën me një devijim vendimtar. (VIDEO)

    10’ Mundësi e artë e Laçit për të shënuar, por dy gjuajtje me portën bosh ndalen nga futbollistët para katërkëndorit të korçarëve.

    9’ Frenklin tenton roveshatën në zonë, por nuk gjen goditjen e duhur dhe nuk ka rrezik për portën kurbinase.

    4’ Kurbinasit dominojnë në minuat e parë duke mbajtur lojën në gjysmëfushën e kurbinasve, në kërkim të një goli të shpejtë.

    1’ Nis dueli në Laç.

    FORMACIONET ZYRTARE

    Laçi: Dajsinani; Kurti, Lleshi, Tresa, Kofi, Manellari, Prodani, Kordeiro, Mjaki, Papa, Lima

    Trajner: Françesko Moriero

    Skënderbeu: Alia, Vaskez, Rabiu, Rashica, Dumfur, Vangjeli, Janaqi, Çuçka, Zenullari, Frenklin, Bismark

    Trajner: Ivan Gvozdenoviç

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë kryesore Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.