Një terren i ri sportiv do i shtohet bashkisë së Maliqit, i cili do të përdoret nga nxënësit e shkollave e komuniteti, por edhe nga ekipi i futbollit për të kryer stërvitjet.
Me anë të investimit prej 5 milionë lekësh i cili po kryhet nga bashkia e Maliqit synohet të ndërtohet një fushë me standarde bashkëkohore në afërsi të fshatit Drithas poshtë në një zonë lehtësisht të arritshme për nxënësit e shkollave të njësisë Libonik, por edhe për ekipin e futbollit.
Investimi është tashmë në fazën e parë të tij kur janë duke u kryer nivelimet e nevojshme të fushës, ndërsa do të vijohet edhe me rrethimin e terrenit, si dhe mbjelljen e barit.